Mix
Mes luftës me kancerin, Shannen Doherty i jep fund martesës 11-vjeçare
Shannen Doherty i ka dhënë fund martesës 11-vjeçare me bashkëshortin e saj Iswarienko.
“Divorci ishte gjëja e fundit që donte Shannen”, tha përfaqësuesi ligjor i saj. “Për fat të keq, ajo ndjeu se nuk kishte asnjë mundësi tjetër”.
Mësohet se në fakt ndarja ka ndodhur në janar, por vetëm tani është bërë kërkesa për divorc. Disa orë, përpara se të dilte lajmi, aktorja shpërndau një post me mesazh të fshehur në Instagram.
“Të vetmit njerëz që meritojnë të jenë në jetën tuaj janë ata që ju trajtojnë me dashuri, dashamirësi dhe respekt total”, shkruante ajo.
Doherty dhe Iswarienko u martuan në tetor të 2011-ës.
Aktorja ka qenë e martuar më parë me Ashley Hamilton nga viti 1993 deri në 1994-ën dhe me Rick Salomon nga 2002-shi në 2003-shin.
Aktorja i ka kaluar vitet e fundit duke u marrë me trajtime të vazhdueshme për kancerin e gjirit që i është rikthyer dhe është në fazën 4.