Lidhu me ne

Mix

Mario Dedivanovic: Nga nëna ime pastruese në Loreal, nisi pasioni për makeup!

Mario Dedivanovic

Make-up artisti i famshëm dhe themeluesi i markës Makeup By Mario, ndan sekretin e tij për lëkurën dhe thotë se i ka vendosur vetes synim për të punuar me Adele.

Puna për disa nga fytyrat më të famshme në botë e ka bërë Mario Dedivanovic një personazh të famshëm, aq sa tani është kthyer në një brand të vërtetë, kjo falë talentit të tij. Ne e takojmë 39-vjeçarin në Londër gjatë një turneu promovues për markën e tij Makeup By Mario. Duke pirë një kafe të akullt, ai shpjegon se ku filloi dashuria e tij për grimin, “Isha vetëm 17 vjeç dhe asokohe punoja për Sephora. Por dëshira ime kishte lindur më herët, që kur isha fëmijë. Mamaja ime punonte si pastruese në selinë e L’Oreal dhe ajo sillte shpesh produkte kozmetike në shtëpi. Teksa shihja motrat e mia duke i përdorur ato, u magjepsa, aq sa ndonjëherë hyja fshehurazi dhe bëja një rimel kur askush nuk po më shikonte”, rrëfen fillesat e tij, make-up artisti me origjinë shqiptare, por me famë botërore.

LOS ANGELES, CA – JULY 14: Mario Dedivanovic attends the Beautycon Festival LA 2018 at the Los Angeles Convention Center on July 14, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by David Livingston/Getty Images)

I rritur në Bronx të Nju-Jorkut, djali i prindërve emigrantë shqiptarë, Mario e nisi karrierën si një grimier i pavarur kur një shok fotograf i telefonoi dhe i kërkoi të punonte me Kim Kardashian, e cila asokohe ishte relativisht të panjohur. E pas një dekade, ai është bërë sinonim i skuadrës së Kim, duke u renditur mes atyre personave që vendos tashmë vetë se cilin personazh do të grimojë. E së fundmi, ka vendosur të bëhet pjesë e industrisë së bukurisë, duke krijuar linjën e tij të make-up-it. Krijimi i markës së tij nuk ishte diçka e lehtë, duke menduar që në fillim, pas një eksperience të gjatë, i duhet të zgjidhte diçka autentike.

“Puna ime filloi gjatë pandemisë, por shumë gjëra mbetën pezull, pasi ishte e domosdoshme që të takohesha nga afër me njerëzit që kujdeseshin deri në detajet më të vogla. Ende ka vështirësi, sepse përpiqem që të mos heq dorë as nga profesioni im si një make-up artist”, tregon themeluesi i markës së re, që mban emrin Makeup By Mario. Ai nuk e fsheh, projekti i tij sapo ka filluar, por pretendon që zgjerimi i gamës të përfshijë edhe kategori të reja. “Jam shumë i emocionuar dhe pres që të kem një linjë vërtet surprizuese për të gjithë ata që e pëlqejnë stilin tim”, shprehet ai.

Ajo që e bën identifikues Marion është stili soft-glam i lëkurës. Më të njëjtën filozofi është krijuar edhe marka e tij e re, një lëkurë të përsosur me konturin vrasës dhe buzë nude. “Ndonjëherë stili im është glam, por ndonjëherë kur jam me humor preferoj një stil super të lehtë dhe të freskët. Për sa i përket tendencave, mendoj që ajo që është risi mbeten vetullat, sidomos vetullat e zbardhura”, rrëfen make-up artisti i njohur.

Por si çdo make-up artist edhe ai ka disa sekrete: Për Marion, krijimi i make-up-it për klientët e tij fillon me një kanavacë të mrekullueshme, me sa më pak produkte, kryesisht me ato më të domosdoshmet drejt një qasje sa më natyrale. “Të gjithë klientët e mi kujdesen vërtet mirë për lëkurën e tyre dhe shkojnë rregullisht te një dermatolog, kështu që kur ulen në karrigen time, ata janë gati. Fillimisht përdor një krem nga Augustinus Bader, efektet e të cilit i njoh mirë sepse e përdor vetë për vite me radhë”, thotë ai. Por, sekreti për një bazë të shkëlqyer, është të presësh pak para se të aplikosh fondatintën. “Më pëlqen ta lë hidratuesin në lëkurë për të paktën tri minuta para se të vendos diçka mbi të, sepse kështu bëhet pak ngjitëse dhe përthithet shumë bukur. Gjithashtu kur bëj një grim jam i fiksuar pas theksuesve si Master Crystal Renector, i cili krijon një ndryshim total, duke e bërë lëkurën më të freskët”, thekson ai.

Pas kaq vitesh në botën e artistëve, Mario ka në listën e klientëve të tij emra si, Jennifer Lopez dhe Katy Perry, por a janë ata vërtet ashtu si duken nëpër kopertinat e revistave? Mario thekson se ata janë për të vërtet frymëzues, sepse janë personazhe që i ka parë gjithë jetën nga ekrani dhe tani që janë bërë pjesë e jetës së tij, përpiqet maksimalisht që të eksplorojë me imazhin e tyre. Së fundi, kur e pyesim Marion nëse ka dikë, në të kaluarën apo të tashmen, me të cilin do të donte të punonte, ai nuk heziton, “Princeshë Diana. Ajo është personazhi për të cilën do të doja të kisha punuar. Po ashtu edhe me Adel, mendoj se do të bëja një punë fantastike me të”, përfundon make-up artisti me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske1 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix2 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix2 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix2 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet2 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal3 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar3 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore3 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix20 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook