Lidhu me ne

Mix

Kur është xhiruar filmi i parë porno? 7 fakte që ndoshta nuk i dini për pornon

Kur është xhiruar filmi i parë porno? Sa vlen industria e pornos? Ç’lidhje ka vizioni i seksit online me memorien? Çfarë ju bën më shumë përshtypje meshkujve në një video porno? A ka ndryshim mes mënyrës se si burrat dhe gratë i shikojnë skenat e seksit. 7 kuriozitete (thuajse) shkencore mbi pornon, – renditur nga revista Focus, cituar nga Dita.

1- Origjina e pornos: Dhe pse pornografia daton mijëra vjet më parë, ajo që i dha popullaritet ishte shpikja e kinemasë. Ajo që njihet si filmi i parë po rno është xhiruar nga Albert Kirchner në 1896: “Le Coucher de la Marie Lousie”, ku aktorja Louise Willy bën një zhveshje “të pafajshme”. Filmi zgjat vetëm 7 minuta.

2- Ajo që shohin burrat: Dekoltenë? Vithet? Jo, një kërkim i bërë nga Kinsey Institute, ka treguar që teleshikuesit meshkuj, përveç pjesëve intime, fokusohen dhe tek fytyra e protagonisteve për të parë nëse janë “bindëse”.

3- Cilën ditë shihet më shumë porno? Sipas një kërkimi të Hitwise mbi saitet angleze, mëngjesi i së dielës është momenti i preferuar i përdoruesve të internetit për të parë filma porno online. Ndërsa saiti PornHub ka treguar se ditët e preferuara të amerikanëve për videot XXX janë ditët e festave (nga Krishtlindjet, deri tek dita e Falenderimeve).

4- Porno dhe memoria: Të shohësh porno online mund të pësosh një humbje të memories. Këtë e ka pohuar një studim i publikuar në “The Journal of Sex Research”; kërkuesit i kanë kërkuar 28 burrave- heteroseksualë dhe mesatarisht 26 vjeç- të shihnin një sërë imazhesh në kompjuter. Disa ishin pornografike, disa jo. Ndërsa vullnetarët e shihnin, duhet të shtypnin një buton për të treguar nëse imazhi që kishte parë ishte i njëjtë me atë që kishin parë më parë. Rezultati: para imazheve jo seksuale, të intervistuarit përgjigjeshin korrekt në 80% të rasteve. Ndërsa para imazheve XXX përgjigjeshin saktë vetëm 67% të rasteve.

5- Monoporno: Me sa duket shumë shpejt ligji antitrust do duhet të merret dhe me pornografinë. Edhe porno në fakt ka monopolistin e saj: është MindGeek, shoqëria që zotëron sitet më të famshme të sektorit si Pornhub, YouPorn, RedTube, që transmetojnë shumë video porno falas (të financuara nga publiciteti). Arsyeja e kësaj është të shtypin kompanitë e vogla të sektorit dhe të diktojë ligjin mbi tregun e pornos, e cila sipas Kassia Wosik, i Universitetit të New Mexico (SHBA), vlen në nivel global 97 miliard dollarë (90 miliard euro)

6- Çfarë na ndodh kur e shohim? Interesant studimi i publikuar në revistën Human Brain Mapping, i cili tregon që gjatë shikimit të pornos tek burrat, ndryshe nga gratë, ka një aktivizim domethënës të talamit dhe ipotalamit. Ipotalami, ashtu siç na mësojnë neurologët kontrollon temperaturën e trupit, etjen, lodhjen, gjumin dhe aspekte të tjera të rëndësishme të trurit tonë. Kjo do të thotë që kur burrat eksitohen falë pornos, trupat e tyre e eksperimentojnë eksitimin seksual jo vetëm si dëshirë, por dhe si diçka të lidhur me mbijetesën.

7- Gratë dhe pornografia: Ngjalli shumë çudi një kërkim i Nielsen i kryer disa vite më parë kur rezultoi se 1 nga 3 përdorues i siteve porno në Amerikë ishte grua. Por si është gjendja në Europë? Sipas Verena Chiara Guckenberger, i Universitetit të Grazit, autore e një studimi mbi pornon nga këndvështrimi femëror…” Gratë nuk janë aq të interesuara pas pornografisë si burrat, qëllimi kryesor se përse ato shohin pornografi është “mësimi”.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Stranger Things 5: Gjithçka që duhet të dini për sezonin e ri

Është koha për t’u kthyer në Hawkins, Indiana për herën e pestë dhe të fundit. Sezoni 5 i “Stranger Things”...

Mix2 orë më herët

Fotot e Melania Trump pa grim ndajnë njerëzit në dy “kampe”

Melania Trump shpesh përdor veshjen dhe grimin si një formë eksperimentimi dhe vetëshprehjeje. Zonja e Parë e SHBA-së ka krijuar...

Aktualitet2 orë më herët

Berisha, fituesi i heshtur i 11 majit

Shkruar nga Blendi Kajsiu Grupi i deputetëve të PD-së është, në shumicë, besnik ndaj Berishës. Strukturat qëndrojnë në llogoren e...

Mix3 orë më herët

Shijet e shqiptarëve kanë ndryshuar, kënga e JOZ MARKUT, arrin rekord klikimesh

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku, ka arritur një sukses të madh në muzikë pas daljes nga shtëpia...

Mix3 orë më herët

Dalai Lama: Heshtja nganjëherë është përgjigja më e mirë

Thënie nga Dalai Lama Të gjithë flasin për paqen, por nuk mund të ketë paqe kur brenda nesh ushqejmë mëri...

Mix3 orë më herët

Ngjyra që i bën njerëzit më të lumtur!

Shkenca mbështet idenë se ngjyra e verdhë nxit ndjenjat e lumturisë. Megjithatë, një studim i botuar në Journal of Environmental Psychology...

Mix4 orë më herët

Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm 3 hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk...

Kioske4 orë më herët

Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin e tyre real, kjo farë meskinësh, që s’flasin dot për...

Mix4 orë më herët

14 Citate të thella nga Rumi mbi jetën

14 citate të thella nga Rumi për jetën që do t’ju japin shpresë Kush nuk e do Rumiun dhe poezitë...

Mix4 orë më herët

Meta dhe Anduril së bashku: lufta në epokën e AI

Mark Zuckerberg ribashkohet me Palmer Luckey me marrëveshjen e nënshkruar nga Meta dhe Anduril: të dy kompanitë do të furnizojnë...

Facebook