Mix
Helen Mirren për skenën e seksit me Harrison Ford: Duhet të shtiresha sikur jam cool
“Duhet të isha në shtrat me të. Isha zhveshur dhe isha shtrirë atje e po mendoja: Unë jam në shtrat me Harrison Ford. Isha shumë e emocionuar. Më duhej të shtiresha se isha cool”, tha Helen Mirren referuar xhirimeve të filmit “1923”.
Aktorja 77-vjeçare foli për skenën në të cilën personazhet e tyre, Jacob dhe Cara Dutton, ishin së bashku në shtrat.
“Është jashtëzakonisht bujar dhe jashtëzakonisht profesional. Aspak yll i filmit i llastuar nga koha. Unë e dua vërtet atë. Nëse nuk do të isha e martuar…”, tha njëherë ajo.
Harrison, 80 vjeç, ia ktheu komplimentin kur u shfaq në The Late Show me Stephen Colbert në shkurt. Ai i tha prezantuesit Stephen Colbert se ishte një “fat i madh” të luante me Mirren.
“Seksi dhe ende seksi. Ajo është ende seksi”, tha ai pas një shpërthimi brohoritjesh nga audienca në studio.