Lidhu me ne

Mix

Pse disa njerëz preken nga “depresioni i ditëlindjes”?

Pse disa njerëz preken nga “depresioni i ditëlindjes”?

Është koha e ditëlindjes! Një kohë për të festuar mungesën e vdekjes që nga momenti i lindjes dhe deri tani. Pra një moment për të festuar. Një kohë për të hedhur një vështrim përreth, dhe për të bërë një bilanc të arritjeve tuaja të panumërta.

Po pse disa njerëz trishtohen atë ditë? Kjo ka shumë gjasa të ndodhë nëse pritshmëritë janë shumë të mëdha. Luçia Montezi, psikologe klinike në Macerata, Itali, thotë se “kultura sot e ekzagjeron rëndësinë e rinisë, bukurisë dhe efikasitetit, si kritere që përcaktojnë vlerën e një personi dhe aftësinë e tij për t’u vlerësuar apo edhe për t’u dashur nga të tjerët”.

Kjo, plus kujtimi i një fëmijërie që mund të mos ketë qenë shumë e lumtur, e kombinuar me pritshmëritë e nënkuptuara shoqërore për përparimin personal dhe profesional në moshën në moshën 25, 30, 35, 40, etj, dhe ja ku keni arsyen e atij që quhet “depresioni i ditëlindjes”.

Medical News Today e përshkruan si “depresion të ditëlindjes” ndjenjën e lodhjes ose ankthit në ditët para dhe pas konsumit të tortës së festës apo dëshirës për të shmangur njerëzit. Sipas Psych Central, rritja e nervozizmit, vështirësia në përqendrim dhe mosinteresimi për aktivitetet e pëlqyera më parë mund të jenë një shenjë e “depresionit të ditëlindjes”.

Por një shenjë tjetër është fiksimi mbi ngjarjet e kaluara dhe frika nga vdekja. Shumë njerëz i kanë shumë qejf ditëlindjet kur janë të vegjël, dhe më pas nisin t’i urrejnë me kalimin e moshës. Gama gjithnjë e më të madhe e të vërtetave të hidhura të jetës, është një arsye madhore për turbullimin psikologjik gjatë festimit të ditëlindjeve.

Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ndonjë ngjarje specifike – humbja e punës, ndarja me një partner etj – ndodh ose ka ndodhur dikur afër ditëlindjes. Frika nga plakja, është një faktor shumë i rëndësishëm se përse njerëzit trishtohen mbi ditëlindjen e tyre.

Tek e fundit, çdo vit jetë që kalon, është një vit më afër vdekjes dhe varrit. Por Medical NewsToday sugjeron vendosjen e një “kufiri mbi trishtimin” për ndjenja të tilla. Perspektiva ndryshon gjithçka, dhe perspektiva është gjithmonë në kontrollin e cilitdo nga ne.

Po ashtu rekomandohet të keni pritshmëri realiste, t’u tregoni njerëzve të afërt se si ndiheni vërtet, dhe të përpiqeni të mësoni diçka nga trishtimi juaj. Shumë me rendësi është vendosja e objektivave për të ardhmen. Madje ekspertët sugjerojnë të shkruani mbi gjëra të tilla si “Çfarë mësova vitin e kaluar?” ose “Çfarë dua që të mësoj këtë vit?”.

/ Grunge

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar20 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix20 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook