Lidhu me ne

Mix

Hailey Bieber flet për momentet e trishta dhe të vështira që ka përjetuar gjatë këtij viti

Hailey Bieber flet për momentet e trishta dhe të vështira qëINSTAGRAM

Hailey Bieber, përmes postimeve në Instastory ka treguar se në vitin 2023, ka përjetuar disa nga momentet më të trishta dhe më të vështira dhe me shumë gjasa, mund të lidhen me dramën me Selena Gomez.

“Më pëlqen të bëj shaka për mënyrën s si ndihem, sepse ndonjëherë është më e thjeshtë se sa ta pranoj që po kaloj një periudhë të vështirë. Por, në të vërtetë, që kur ka nisur 2023-shi, kam përjetuar disa nga momentet më të trishta dhe më të vështira në jetën time si e rritur”, tha krijuesja e “Rhode”.

Ajo vijoi:

“E di që shumë njerëz të tjerë ndihen si unë, kështu që dijeni se nuk jeni vetëm”.

Hailey Bieber flet për momentet e trishta dhe të vështira që

Në një tjetër postim, Hailey u shpreh se duhet të jemi pranë njëri-tjetrit.

“Le të jemi pranë të dashurve tanë, miqve, familjarëve dhe të panjohurve. Le të jemi pranë njerëzve”, duke dhënë mesazhin se bashkë jemi më të mirë dhe më të fortë.

Hailey Bieber flet për momentet e trishta dhe të vështira që

Hailey Bieber ka qenë një ndër personat më të përfolur në çdo rrjet social para 1 muaji, pas dramës me Selena Gomez. Nëse doni një rifreskim apo thjesht s’keni qenë të përditësuar me konfliktin virtual që fansat nisën, ja ku po jua tregojmë:

9 janar

Drama mes Hailey-t dhe Selena-s me sa duket filloi kur fansat supozuan se një postim, Hailey tallej me Selena-n. Në një video në TikTok shfaqej Hailey dhe mikeshat e saj duke sinkronizuar buzët me tingullin “Dhe nuk po them se ajo e meritonte, por koha e Zotit është gjithmonë në momentin e duhur,” dhe fansat spekuluan se ishte një referencë për Selena-n, të cilën asokohe njerëzit po e komentonin aspak mirë për trupin.

11 janar

Hailey i përgjigjet spekulimeve, duke shkruar: “Unë kurrë nuk komentoj për këto gjëra, por ne po kalonim një natë gocash dhe bëmë një video në Tiktok me diçka të rastësishme. Nuk i drejtohet askujt.”

9 shkurt

Selena komenton në një video në TikTok: “Është ok. Nuk i lejoj këto gjëra që të më pengojnë. Tregohuni të mirë me të gjithë.”

22 shkurt

Selena postoi një video në TikTok ku rregullonte vetullat dhe tha se aksidentalisht i over-laminated më shumë seç duhet. (Lamination nënkupton zgjatjen e vetullave për të pasur një pamje të tyre më të plotë dhe të njëjtrajtshme). Pas kësaj, Kylie postoi një foto ku shkruante “ky ishte një aksident” dhe tregonte vetullat e saj. Më vonë, postoi një foto teksa bisedonte në FaceTime me Hailey Bieber, ku të dyja tregonin vetullat.

23 shkurt

Kylie komenton në TikTok duke thënë se “nuk po tallej me Selena-n”. “Nuk i pashë postimet e saj të vetullave,” tha ajo. “E gjitha kjo është një marrëzi”. Selena iu përgjigj Kylie-t duke shkruar: “Jam dakord, Kylie. Është e panevojshme. Unë jam një fanse e Kylie-t.”

Më vonë gjatë kësaj dite, interneti shokohet kur Selena komenton në një video të vjetër të Hailey Bieber e cila bënte një shenjë që nënkuptonte mospëlqim/neveri sapo përmendet albumi i Taylor Swift, shoqja e ngushtë e Selena-s. “Më vjen keq, por shoqja ime është dhe vazhdon të jetë një nga më të mirat,” tha Gomez.

Pas kësaj, Selena njoftoi se do të shkëputej pak nga rrjetet sociale.

24 shkurt

Pretendohet se Selena komentoi “kjo më bëri të qaj” dhe “të dua” në një video ku një fanse e quante Hailey-n “vajzë të ligë” dhe shkruante “A ndihet dikush vërtet keq për Selena-n? E imagjinoni dot të keni një ndarje kaq publike me një djalë me të cilin keni qenë të dashuruar për shtatë vjet dhe më pas dy muaj më vonë ai sapo martohet dikush?”

25 shkurt

Nëna e Justin Bieber, Pattie Mallette, poston në Twitter në kulmin e gjithë kësaj drame Hailey/Selena: “Urrejtja është e shëmtuar. Mos u bëni të shëmtuar.”

26 shkurt

Fansat më pas pretendojnë se Pattie ka pëlqyer (dhe më pas e ka hequr pëlqimin) një postim në Twitter ku thuhej se Selena do të largohej nga rrjetet sociale. Më pas thuhet se ajo shkroi “Urrejtja është e shëmtuar. Mos u bëni të shëmtuar” për të mbrojtur Hailey-n.

27 shkurt

Hailey postoi këngën “Calm Down” nga Rema, por jo versionin me Selena-n.

Gjatë gjithë kësaj kohe, njerëzit në TikTok kanë postuar reagime të shumta, të cilat variojnë që nga mendimet e momentit, deri në gërmimet tek e shkuara. Në shumë video, njerëzit i bëjnë unfollow Kylie-t dhe Hailey-t dhe nisin të ndjekin Selena-n në Instagram.

24 mars

Selena reagon dhe thotë që Hailey “ka marrë kërcënime për vdekje”. Ajo bën një postim në Instagram, ku kërkon që fansat të ndalnin kërcënimet, ofendimet dhe t’i japin fund dramës. 

Disa orë më vonë, Hailey falenderon publikisht Selena-n. Vajzat i bëjnë follow njëra-tjetrës, duke fikur edhe zjarrin virtual. 

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar4 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix6 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix6 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix6 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix6 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar6 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix7 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix7 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix7 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook