Mix
“Bashkëshorti më la për një vajzë 10 vjet më të re”, Dasara Karaiskaj flet për herë të parë për divorcin
Për herë të parë, gazetarja Dasara Karaiskaj ka folur sot në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mbi arsyen e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj italian. Gazetarja pranoi se është tradhtuar nga ish-partneri i saj, me të cilin ka një vajzë.
“Le ta themi këtu dhe le të shpërthejnë portalet, mua bashkëshorti më la për një vajzë 9-10 vjet më të re se mua kështu që në realitetin në të cilin jetoj unë, këto gjëra ndodhin dhe më kanë kushtuar martesën. Ajo mund të jetë më e re, por kjo nuk përjashton faktin që ka bërë gjithsesi një gomarllëk ai”.
Ndërsa sa i përket faktit nëse partneri do ia rrëfente tradhtinë dhe do i kërkonte falje, ajo u shpreh se zgjedhja e parë do ishte familja.
“Po sigurisht, ai është babai i fëmijës tim, si e diskuton? Po patjetër, do ruaja familjen”, –tha Karaiskaj.