Mix
Sa fitojnë personazhet e famshëm nga postimet në instagram?!
Ekipi i BonusInsider ka realizuar disa hulumtime për personazhet me famë ndërkombëtare dhe fitimet e tyre nga postimet e sponsorizuara në Instagram.
“Ne kryem një studim në lidhje me të famshmit në Mbretërinë e Bashkuar që kanë fituar më shumë duke publikuar postime të sponsorizuara në Instagram në mars 2023.
Ekipi ynë analizoi fitimet e vlerësuara për postim të çdo personi të famshëm dhe i shumëzoi ato me numrin e postimeve të sponsorizuara të bëra në mars, për të llogaritur fitimet totale. Ne morëm gjithashtu parasysh numrin total të ndjekësve, shkallën e angazhimit dhe përqindjen e ndjekësve të rremë.
Dua Lipa renditet e para në listën tonë. Profili i saj në Instagram përmban gjithsej pesë postime të sponsorizuara në mars 2023. Kjo barazohet me një total prej 702,146 £, ose 140,429 £ për postim.
Ndërsa David Beckham publikoi gjithsej 5 postime të sponsorizuara marsin e kaluar, por Beckham fitoi 625,374 £ në krahasim me 702,146 £ të Dua Lipa-s
Edhe pse Dua Lipa fiton më shumë, ajo nuk është e famshmja me postimet më të sponsorizuara në mars 2023”, shkruajnë hulumtuesit.