Lidhu me ne

Mix

Të gjitha rastet kur Kate Middleton është frymëzuar nga stili i Lady Diana

Kate Middleton me një look total ngjyrë jlejla viziton Hamburgun, Gjermani më 21 korrik 2017.

Princesha e Uellsit ka kopjuar pamjet e vjehrrës së saj. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe kur bëhet fjalë për një ikonë stili si Lady D. Ne po ju sjellim rastet, në të cilat Princesha e Uellsit, ka kopjuar veshjen e Lady Dianës. Që nga fejesa e saj me Princin William, Kate Middleton duket se frymëzohet nga garderoba ikonë e Dianës çdo ditë. Ajo duket se ka studiuar me kujdes veshjen dhe stilin e vjehrrës së saj dhe më pas i rishikon ato. Një punë stilimi e kujdesshme dhe e llogaritur mirë që e sheh me të njëjtat modele fustanesh dhe veshjesh si Lady D, dikur duke zgjedhur të njëjtat ngjyra apo printe.

Një shembull i kësaj është fustani që princesha Diana veshi në provën e saj të dasmës me Princin Charles, dhe pallton e saj dyngjyrëshe, e veshur gjatë një vizite në Sandringham. Ndër pamjet  e mbrëmjes duket edhe fustani i gjatë i zi i zgjedhur nga Diana për një banket në Bon të Gjermanisë, të cilin princesha e ka zbukuruar me diademën Spencer, gjerdanin dhe vathët që i janë dhuruar nga sulltani i Omanit. Madje edhe në modën e maternitetit, Kate u frymëzua nga pamja e vjehrrës së saj me një fustan me pika.

Ka edhe raste të tjera në të cilat Kate Middleton e la veten të frymëzohej nga stili i Princeshës së Uellsit.

Lady Diana me lejla në Washington me Elizabeth Dole.
Kate Middleton me një fustan blu me lule në Bazën Ajrore Mbretërore Australiane Amberley më 19 prill 2014 në Brisbane, Australi.
Lady Diana me një fustan blu me lule në Royal Opera House, Covent Garden më 12 janar 1989.
Kate Middleton me një fustan mëndafshi të verdhë pastel në aeroportin Calgary më 7 korrik 2011.
Lady D me fustan mëndafshi të verdhë pastel në Alice Springs.
Kate Middleton me një fustan mbrëmjeje të zezë në The Sun Military Awards, 19 dhjetor 2011.


Princesha Diana me një fustan të gjatë mbrëmjeje në një banket në Bon të Gjermanisë.
Kate Middleton me një pallto rozë të kuqe në Westminster Abbey më 9 mars 2015 në Londër.
Diana, Princesha e Uellsit me një kostum pantallonash rozë pastel në ndarjen e çmimeve Daily Star Gold në Hotel Savoy, Londër.
Kate Middleton me kostum të zi në Remembrance Sunday, më 12 nëntor 2017 në Londër.
Princi Charles, Lady Diana me fustan të zi, Princi William dhe Princi Harry në shërbimin përkujtimor në Londër.
Kate Middleton me një fustan bardhë e zi me pika në Warner Bros Studios në Londër më 26 prill 2013.
Lady Diana me një fustan me pika me menaxherin personal të skuadrës së polo të Princit Charles.
Kate Middleton me një fustan shtatzënie me pika dhe Princi William, më 23 korrik 2013 në Londër.
Lady Diana me një fustan lindjeje me pika dhe Princi William në Spitalin Saint Mary, Londër në qershor 1982.
Kate Middleton me një pallto të kuqe dhe kapele të zezë së bashku me nënën e saj Carole në Paradën Akademisë Ushtarake Sandhurst në dhjetor 2006.
Princesha Diana me një pallto të kuqe dhe kapele të zezë në Kishën Sandringham, dhjetor 1993.
Kate Middleton me një pallto ngjyrë bezhë dhe kapelë leshi të stilit rus në ditën e fundit të garës në Cheltenham, 17 mars 2006.
Princesha Diana me pallto ngjyrë bezhë në Carmarthen.
Kate Middleton me një fustan tartan blu të errët dhe jeshile, më 30 nëntor 2012 në Pangbourne.
Lady D me fustan tartan duke vizituar Ishujt Perëndimorë të Skocisë.
Kate Middleton me një kostum skish në Klosters, Zvicër në mars 2005.
Lady D me kostum skish në Klosters, Zvicër.


Kate Middleton e veshur me një pallto me kuadrate të kuqe në Stokholm, Suedi më 31 janar 2018.
Lady Diana me xhaketë me kuadrate të kuqe në Sandringham.

MË TEPËR

Mix56 minuta më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske1 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix2 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix2 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix2 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet2 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal2 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar2 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore3 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix19 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook