Lidhu me ne

Mix

“Më kanë dhunuar gjithë jetën”, Paris Hilton në një rrëfim shokues mbi jetën e saj të trazuar

Paris Hilton interview: On sexism, #MeToo, her new book and surviving the  trauma of Y2K fame | The Independent

Në verën e vitit 1998, në një qendër për adoleshentët me probleme në Utah, 17-vjeçarja Paris Hilton ri–shpiku veten. “Kisha aq shumë dhimbje sa krijova këtë jetë fantazioze të kukullës Barbie. Ishte një personazh që e vendosa si maskë për të mbrojtur veten”- thotë trashëgimtarja e familjes që zotëron rrjetin e famshëm të hoteleve.

Ajo do të pretendonte se ishte një vajzë e quajtur Amber Taylor, dikush që ndryshe nga ajo nuk ishte përdhunuar nga një i panjohur, apo që nuk ishte rrëmbyer nga shtrati i saj nga burra të maskuar të punësuar nga prindërit e saj të shqetësuar për fatin e saj.

Që në moshë të re, ajo kishte mësuar të modulonte zërin e saj derisa të tingëllonte si “i zhurmshëm dhe joshës”, ngjashëm me operatoret e linjave të nxehta në telefon, reklamat e të cilave ajo do t`i shihte në TV natën vonë. Ajo lloj shtirje u bë për të një lloj lirie.

“Familja ime ka dashur gjithmonë që unë të isha shumë korrekte. Por unë nuk doja të njihesha si mbesa e pronarëve të Hoteleve Hilton. Doja të njihesha si dikush tjetër”,- shton ajo. Kësisoj Paris u bë një shembull i sjelljeve të tepruara të brezit të saj.

Së bashku me mikeshën e saj Nicole Richie, Hilton u bë e njohur në një shfaqjen televizive komike “The Simple Life” në vitet 2003-2007. Më pas ajo publikoi një album muzikor dhe luajti në disa filma. Ajo lidhi një miqësi të ngushtë më këngëtaren Britney Spears.

Ajo i përshkruan momentet kryesore në librin e saj të ri “Paris:Kujtimet” të cilin nisi ta shkruajë në vitin 2019, kur filloi të xhironte një dokumentar në YouTube mbi jetën e saj.

Regjisorja Alexandra Dean priste të kishte një përmbledhje tashmë tradicionale kur bëhet fjalë për rishqyrtimin e jetës së dikurshme të vip–ave, përkatësisht ekspozimin ndaj mizogjinisë dhe bullizmit, si Pamela Anderson apo Amy Winehouse. Por Hilton kishte sekrete dhe histori nga adoleshenca e saj që nuk i dinte askush, përfshirë prindërit e saj, motrën dhe shoqen e saj më të mirë Nicky.

Ajo nisi të frekuentonte jetën e natës që kur ishte 15 vjeçe. Për shkak se ishte vajza e manjatit të pasurive të paluajtshme Richard Hilton dhe e Kathy Hilton, dhe stërmbesa e miliarderit Conrad Hilton, kjo ishte një arsye për të qenë të shqetësuar. Pasi e linte shkollën, ajo shkonte nëpër klubet e Manhatanit, dhe rikthehej në shtëpi në orët e para të të mëngjesit.

Në këto kushte prindërit e saj organizuan atë që ata mendonin se ishte një ndërhyrje e nevojshme. Edhe pse shumë njerëz do ta kritikonin. Në një mbrëmje gushti të vitit 1997, Hilton i tha natën e mirë familjes së saj dhe u ngjit lart në dhomën e gjumit.

Në orën 4:30 të mëngjesit, ndërsa ishte në gjumë të thellë, ajo u nxor papritur nga shtrati nga dy burra, u prangos dhe u fut në një fuoristradë të zezë. “Në fillim supozova se po më rrëmbenin për të marrë shpërblim. Ndaj iu luta atyre: Ju lutem, kërkoni çfarë të doni, prindërit e mi do t’ju paguajnë. Ata qeshën”.

Shumë shpejt ajo do të zbulonte se po e çonin në një shkollë të shtrenjtë për adoleshentët në vështirësi. Në SHBA ekziston një industri e tërë e këtij lloji. Prindërit e saj u thanë miqve dhe të afërmve se vajza e tyre po studionte në Londër. Paris u mbyll në izolim, u rrah dhe u detyrua të përjetonte ngacmime seksuale të panumërta të kryera nga burra të moshuar.

Për dy vjet, nga mosha 16 deri në 18 vjeç, këto qendra rehabilitimi u bënë shtëpia e saj. Prindërit e saj nuk e kishin idenë e shkallës së dhunës që ekzistonte atje. “Kur dola nga andej, i bëra një premtim vetes: nuk do t’i tregoja askujt se çfarë ndodhi. Nuk doja që të ishte pjesë e historisë sime. Mendova se askush nuk do të më besonte nëse nuk do ta përjetonte vetë”-kujton ajo.

Leximi i librit me kujtime të Paris është si të përjetosh një lloj goditjeje me kamzhik. Hiltonshkruan me ndershmëri mbi vitet e saj të tmerrshme të adoleshencës, por edhe për gëzimin e famës para epokës së iPhone dhe emocionet e karrierës së saj në lulëzim në fillim të këtij mijëvjeçarit.

“Unë kam dashur gjithmonë të bëj gjëra të mëdha me jetën time. Kam pasur ëndrra të mëdha. Sepse jam rritur në familjen Hilton, dhe ne padyshim e njohim peshën e markës. Doja të bëhesha një biznesmene dhe të ndërtoja perandorinë time”- shton më tej ajo.

Por vëllimi i madh i punës që mori përsipër, fshihte traumën që shkonte përtej përvojave të saj në ato qendra rehabilitimi. Hilton shkruan se ajo u abuzua seksualisht nga një mësues në moshën 15-vjeçare. U drogua dhe u përdhunua nga një burrë i moshuar që mezi e njohu një vit më vonë.

Ndërsa u bë më e famshme, ajo u fiksua pas punës. “Unë udhëtoja 250 ditë në vit, dhe vazhdimisht duhej të shkoja nga një aktivitet në tjetrin. Nuk kam pasur kurrë një sekondë për t’u ulur dhe analizuar veten. Mendoj se po e bëja qëllimisht jetën time që të ecte kaq shpejt. E dija që nëse do të isha e zënë, nuk do të më duhej të mendoja për gjithçka që kisha kaluar”- nënvizon ajo.

Një ndër ngjarjet e vështira të së kaluarës përfshinte edhe detyrimin për të filmuar një video porno me të dashurin e saj në moshën 19-vjeçare, e cila më pas u tregtua dhe u shit. Po ashtu informacionet e saj private mjekësore u vodhën dhe u publikuan në internet. Por edhe shtëpia e familjes nuk ishte më e sigurt për të.

Ajo kujton se kur ishte 12-vjeçe u kthye në shtëpi dhe gjeti nënën e saj dhe hallat e saj – yjet e ardhshme të “Real Housewives of Beverly Hills”, Kim dhe Kyle Richards – duke qarë ndërsa lexonin ditarin e saj. “Më kanë dhunuar gjithë jetën. Privatësia ime është shkelur. Ato shkolla… Nuk më pëlqen t’i quaj shkolla, më kanë vjedhur fëmijërinë. Gjithçka ka qenë shumë e vështirë”- kujton ajo.

Po ashtu Hilton pati një takim të tmerrshëm me Harvey Weinstein në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2000. Ajo shkruan se ai i bëri komente “të çuditshme” në një takim në drekë, përpara se ta fuste në një banjë natën tjetër. Ai u përpoq ta shembte derën e dhomës së saj me çekiç, përpara se të tërhiqej zvarrë nga rojet e sigurisë.

Hilton thotë se pa gjithnjë e më shumë gra që denoncuan Weinstein për dhunë seksuale, por ajo vetë nuk kishte frikë të fliste. “Ndihesha sikur njerëzit nuk do të më merrnin seriozisht nëse do të thoja ndonjë gjë. Ata më njihnin vetëm si personazhin Paris Hilton. Ose si vajza që thotë ‘Kjo është seksi’ apo që flet me zërin e hollë si të një bebeje. Nuk isha gati të flisja për gjëra serioze”- shprehet e përlotur.

Ajo shkruan se u lëndua shumë kur këngëtarja Pink u tall me episodin e kasetës pornografike në këngën e saj të vitit 2006 “Stupid Girls”. Ajo kujton edhe Sarah Silverman që u tall rëndë me kohën e saj të kaluar në burg gjatë ceremonisë së MTV Movie Awards në vitin 2007. “Kam dëgjuar se për ta bërë të ndihet më rehat në burg, gardianët do t’i lyejnë hekurat që të duken si penisi”- tha Silverman.

Më vonë Silverman do të kërkonte ndjesë. E pyes nëse do të donte që edhe të tjerët që e kanë lënduar publikisht të ndiqnin shembullin e Silverman. “Nuk kam nevojë për falje. Unë po luaja një personazh, ndaj mund të kuptoja pse disa njerëz do të ishin negativë ndaj meje. Edhe pse habitem ende sot sesi mund të ishin kaq të këqij, kjo është bota në të cilën ne po jetojmë”- thotë Paris.

Pasi u martua me biznesmenin Carter Reum vitin e kaluar, ajo lindi fëmijën e saj të parë përmes një surrogate në janar, një djalë të quajtur Phoenix. Më thotë se ka frikë se çfarë do të ndodhë më të kur të rritet. “Nervozohem kur mendoj se kur të jetë adoleshent do të dojë të dalë fshehurazi natën. Shpresoj që të mos dëshirojë të jetë në industrinë e shoubizit. Shpresoj që të merret me biznes si babai i tij, me sport apo diçka tjetër”. Unë nuk do ta ndaloj asnjëherë djalin tim të bëjë atë që ai dëshiron të bëjë në jetë. Por thjesht shpresoj që ai të mos dëshirojë të jetë në qendër të vëmendjes”- përfundon ajo.

Marrë me shkurtime nga The Independent

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook