Lidhu me ne

Mix

Avi Loeb, profesori i Harvardit që mendon se alienët ekzistojnë

Entrevista exclusiva: Avi Loeb, de la Universidad de Harvard y sus más de  800 publicaciones sobre ciencia y astronomía | Universidad Galileo

Nga Florence Read

Balonat spiune dhe UFO-t që janë parë muajt e fundit në Amerikën e Veriut gjë që ka ngjallur interesim të ri mbi mundësinë e jetës jashtëtokësore. Dhe kjo jo vetëm tek teoricienët e konspiracionit. Disa nga kozmologët kryesorë në botë janë të bindur se teknologjia alienetashmë ka arritur në planetin Tokë.

Profesori i Universitetit të Harvardit Avi Loeb ka shpenzuar vite duke gjurmuar objekte misterioze në sistemin tonë diellor, dhe beson se ato mund të jenë fragmente të një qytetërimi jashtëtokësor. Në këtë intervistë, Loeb shpjegon teorinë e tij për origjinën e objekteve, pse u dërguan këtu dhe si duhet të ndërveprojmë nëse i gjejmë alienët.

Kur u zbulua objekti i parë ndëryjor i paidentifikuar në sistemin tonë diellor?

Në tetorin e vitit 2017 nga një teleskop në Hauai. Atij iu dha emri ‘Oumuamua’, që do të thotë “skaut”. Në fillim të gjithë menduan se ishte një shkëmb nga një yll tjetër që sapo kaloi pranë Tokës. Por sa më shumë mësonim mbi të, aq më i çuditshëm në dukej.

Ai rrotullohet rreth vetes çdo 8 orë, dhe sasia e dritës së Diellit të reflektuar prej tij ndryshonte me një faktor prej 10. Pra kishte një formë shumë të pazakontë për një trup qiellor. Ndërkohë ky objekt nuk tregoi ndonjë bisht si ato që kanë kometat, e megjithatë kishte një shtytje të tepërt larg nga Dielli, nga një forcë misterioze.

Meqë nuk është efekti i raketës i gazrave që avullojnë, unë sugjerova se objekti mund të shtyhet nga reflektimi i dritës së Diellit. Por që të ishte kështu, objekti duhej të ishte shumë i hollë, si një velë që të shtyhet nga drita. Dhe nëse ndodh kështu, atëherë mund të jetë me origjinë artificiale.

I njëjti teleskop në Hauai zbuloi një objekt tjetër që shfaqte të njëjtat cilësi si ‘Oumuamua’. Ai u largua nga Dielli duke reflektuar dritën e tij dhe nuk kishte bisht komete. Brenda pak javësh, astronomët kuptuan se ishte në fakt një përforcues rakete që u lëshua në vitin 1966 nga NASA, si pjesë e një misioni zbarkues hënor.

Ishte prej çeliku inoks, prandaj nuk avullonte. Kishte mure të holla dhe për këtë arsye shtyhej përpara nga reflektimi i dritës së diellit. Këtu është një shembull i një objekti që ne e dimë se është artificial, sepse ne e bëmë atë. Pyetja është, çfarë e nxiste ‘Oumuamua’ të lëvizte në atë formë?

Dhe përgjigja juaj ishte një jetë potencialisht jashtëtokësore?

Është një mundësi. Ne nuk kemi prova përfundimtare. Libri im “Jashtëtokësorët”, përshkruan anomalitë e ‘Oumuamua’. Por ky objekt nuk iu afrua aq sa duhet Tokës që teleskopët dhe radarët tanë ta zgjidhnin këtë mister. Nuk e dimë se si duket saktësisht. Rreth një vit e gjysmë më parë unë themelova Projektin Galileo.

Një nga qëllimet e tij është të organizohet një mision hapësinor që do t’i afrohet ‘Oumuamua’ së ardhshme. Observatori “Vera Rubin” në Kili do të fillojë funksionimin brenda një viti. Ai ka një kamerë me rezolucion 3.2 miliardë pixel, pra 1000 herë më shumë pixel se sa keni në celularin tuaj.

Ai do të vëzhgojë qiellin jugor çdo 4 ditë dhe ka një shans të mirë për të gjetur më shumë objekte si ‘Oumuamua’. Katër vjet përpara se të zbulohej ‘Oumuamua’, u zbulua objekti i parë ndëryjor, në formën e një meteori. “Ai kishte madhësinë e një fushe futbolli, por në vitin 2014 një objekt me përmasa afro gjysmë metri shpërtheu në atmosferën e poshtme të Tokës.

Komanda Hapësinore e SHBA-së konfirmoi se ky objekt është ndëryjor. Të dhënat tregojnë se ky objekt mbijetoi deri në atmosferën e poshtme të Tokës, ku iu nënshtrua një stresi shumë ekstrem. Ishte më i fortë se meteoritët e hekurt. Në fakt, është 10 herë më i fortë se të gjithë meteorët e identifikuar ndonjëherë në të njëjtin katalog. Pyetja është: A ishte nga ndonjë burim i pazakontë shumë i ndryshëm nga sistemi diellor? Apo ishte me origjinë artificiale?

Nëse është artificiale, nga mund të vijë?

Freeman Dyson, një shkencëtar shumë i njohur me origjinë britanike, deklaroi rreth 60 vjet më parë se një qytetërim shkencor shumë i avancuar nuk do të mbështetej vetëm tek sasia e energjisë që vjen nga ylli i tij në sipërfaqe, por do ta rrethonte atë me një megastrukturë që do të mblidhte të gjithë energjinë e yllit.

Ajo quhet ”sfera e Dyson”, një projekt i madh inxhinierik për t’u imagjinuar. Mund të jetë prej pllakash që rrinë pezull mbi yll, ashtu si velat shumë të holla. Por mbi atë strukturë do të ushtrohej shumë presion, ndaj duhej të ishte prej materiali shumë të fortë. Sapo qytetërimi të humbasë interesin për “sferën e Dyson”, ai mund të mos e mirëmbajë atë, dhe më pas asteroidët do ta godasin atë shumë shpesh dhe mund ta shkatërrojnë brenda 1 miliardë vjetësh.

Si mund të shtyjnë veten përpara objekte të tilla aliene?

Varet nga natyra e motorit. Lloji i vetëm i motorit që ne përdorim deri më tani për sondat ndëryjore janë raketat kimike, të cilat mund të shtyjnë një sondë deri në 1/1000 e shpejtësisë së dritës. Por mund të ketë skema shumë më të mira. Për shembull, një kozmolog shumë i shquar britanik i quajtur Herman Bondi publikoi një studim në vitin 1957, duke sugjeruar që nëse kemi një masë negative atëherë ajo do të shtyjë shumë larg nëse pranë saj do të vendosni masën pozitive. Dhe masa pozitive do të tërheqë masën negative. Pra së bashku, ato do të përshpejtoheshin pafundësisht deri në shpejtësinë e dritës. Ky është një lloj motori që ne nuk e kemi ndërtuar ende por potencialisht mund të inxhinierohet nëse do të zhvillonim fizikën e duhur.

Pra duhet të supozojmë se një specie aliene mund të ketë teknologji shumë më të sofistikuar se ne?

Po, dhe unë mendoj se është njësoj si të shkosh në një takim me dikë. Ju mund të mësoni nga personi tjetër. Ne duhet ta shikojmë si një mundësi takimin me ta. Nuk duhet të kemi frikë. Ndoshta nuk jemi shumë të sofistikuar për të qenë një kërcënim për çdo gjë që na viziton.

Unë nuk besoj se ka kuptim të krijohet një komitet ekspertësh, dhe të vendoset se cili është protokolli për t’iu përgjigjur vizitorëve. Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se çfarë kërkojnë ata. Unë bisedova për këtë vitin e kaluar me Henry Kissinger, sepse në karrierën e tij ka negociuar me kombe të tjera, ku kultura është shumë e ndryshme. Dhe më tha se fillimisht duhet të mësosh se çfarë kërkon pala tjetër dhe vetëm pastaj të zhvillosh një dialog me ta.

Disa nga kolegët tuaj thonë se ka 0 për qind probabilitet që të ekzistojnë alienët. Sa mendoni ju se është probabiliteti i jetës përtej Tokës?

Galileo u vendos në arrest shtëpie vetëm pse sugjeroi se ndoshta Toka lëviz rreth Diellit. Nëse do të pyesnit dikur teologët, do të thoshin se ka zero probabilitet që Toka të mos jetë në qendër të Universit. Pse? Sepse Kisha donte t’i kontrollonte njerëzit. Ka gjithnjë motive të fshehta.

Unë vë bast që nëse gjejmë një pajisje teknologjike nga një qytetërim tjetër, njerëzit do të thonë: “Sigurisht, për këtë gjë është folur ndër dekada. Nuk ka asgjë vërtet të re. Ne e dinim këtë gjatë gjithë kohës”. Por nëse do të më duhej të hamendësoja, do të thoja që jo vetëm nuk jemi vetëm në Universit, por se para nesh ka pasur shumë qytetërime teknologjike që patën arritje shumë më të mëdha nga ne në Tokë.

Ndoshta nuk jemi as afër gjysmës së përparimeve të tyre. Ata do të kenë pasur teknologji që na duken si magji, si mrekullitë në tekstet tona fetare. Ka të ngjarë që ai qytetërim ka mundësi të krijojë jetë në laboratorët e tij. Kjo do të sillte në realitet konceptin e Zotit, ose diçka shumë të aftë, në një farë kuptimi do të unifikonte shkencën dhe fenë.

Mendoj se ka shumë të ngjarë që ata të kenë qenë atje miliarda vjet më parë, ndoshta jo tani. Por ata kanë ekzistuar, dhe pyetja e vetme është, kur do t’i gjejmë provat përfundimtare përtej çdo dyshimi? Dhe për këtë duhet të kërkojmë. Nëse ka objekte me origjinë teknologjike, do t’i gjejmë.

Marrë me shkurtime nga Grunge

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook