Lidhu me ne

Mix

Të kuqe apo jeshile?! Mollët më të shëndetshme për trupin tuaj!

Të kuqet apo jeshilet?! Mollët më të shëndetshme

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nëse është mollë shqiptare, akoma më mirë. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh. Dy zonat që mbahen për prodhimin më të lartë të mollëve në vendin tonë janë Korça dhe Dibra. Varietetet që prodhohen më së shumti në Shqipëri janë dy derivatet e Red Delicious, Red Chief dhe Starking. 

Mollët jeshile zakonisht janë më të tharta dhe kanë një lëvore më të trashë. Por në të njëjtën kohë, ato kanë më pak sheqer. Mollët jeshile kanë më shumë vitamina A, B, C, E dhe K në krahasim me mollët e kuqe. Kanë përmbajtje të lartë hekuri dhe kaliumi. Ato gjithashtu përmbajnë më shumë fibra dietike madje edhe proteina.

Sidoqoftë, ato janë pak të tharta dhe të ëmbla në shije. Por, nga ana tjetër, mollët e kuqe kanë më shumë antioksidantë si të gjitha perimet dhe frutat e tjera të kuqe. Nutricionistët pajtohen, nëse qëllimi juaj është të ulni sheqerin, atëherë mollët jeshile janë vërtet më të shëndetshme. Në planin afatgjatë, nuk do të ketë ndonjë ndryshim se cilën ngjyrë të mollës preferoni të hani.

Në fund të fundit, më të vlefshmet në to janë pektina, kuercetina dhe flavonoidet, të cilat janë njëlloj të pranishme në të gjitha llojet e mollëve. Ndërkaq, uthulla e mollës është bërë një ilaç mjaft popullor vitet e fundit dhe pse më parë është përdorur për shekuj në gatim dhe mjekësi. Mendohet se ndihmon me një gamë të gjerë çështjesh shëndetësore, duke përfshirë kolesterolin e lartë, nivelet e sheqerit në gjak, obezitetin dhe presionin e lartë të gjakut. Thuhet gjithashtu se ndihmon me ekzemën dhe refluksin e acidit në stomak, por kjo nuk është vërtetuar shkencërisht.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook