Lidhu me ne

Mix

Sam Smith kritikohet për performancën ‘satanike’ gjatë turneut

Sam Smith po kritikohet në internet për paraqitjen e fundit të turneut të tijt për nota ‘satanike’ dhe ‘groteske’.

Artisti – i cili është jobinar dhe përdor përemrat ata/ato – u kritikua për shfaqjen e quajtur ‘Gloria the Tour’ pas suksesit të albumit të katërt me të njëjtin emër.

Veshjet skenike përfshinë brirë djalli, thekë thithash dhe kurora me tela, shkruan Pagesix.

“Mbrëmë Sam Smith performoi një shfaqje satanike të mbushur me referenca seksuale, veshje fetish, një ngacmim strip dhe një imitim grotesk të akteve seksuale në skenë, ndërsa fëmijët ishin në audiencë”, shkroi në Twitter personaliteti i internetit Oli London.

“Në skenë ai performoi një rutinë zhveshjeje ndërsa ishte në veshje fetish,” vazhdoi London.

“A është kjo e përshtatshme për fëmijët?”

“Sam Smith është një pervers i neveritshëm satanik,” shkroi një tjetër kritik në Twitter.

Nuk është hera e parë që këngëtari e ‘Stay With Me’ kritikohet për performancën skenike këtë vit.

Në shkurt, Smith performoi këngën ‘Unholy’ së bashku me bashkëpunëtoren Kim Petras në Grammy Awards 2023, të veshur me kostume të ngjashme.

Interpretimi i këngës së tyre mbresëlënëse ngriti zemërimin e disa politikanëve konservatorë, përfshirë senatorin e Teksasit, Ted Cruz, i cili e denoncoi performancën si ‘djallëzore’.

Smith u kritikua gjithashtu për kostumet seksi të dizajnuara nga Christian Cowan në videon muzikore ‘I’m Not Here to Make Friends’, e cila përfshinte veshje ekstravagante.

MË TEPËR

Kioske15 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix15 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore16 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar18 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix18 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar19 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar20 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix20 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore21 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix21 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook