Radar
Që në mëngjes dalin “gjobaxhinjtë” e Veliajt
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili nuk i ndalon akuzat për abuzimin me qytetarët lidhur me parkimet në Tiranë që zhvillon bashkia dhe policia bashkiake, e urdhëruar nga Erion Veliaj.
“Ja ku i keni tani qe ne mengjes gjobaxhinjte e Veliajt.
Mbrapa stadiumit Selman Stermasi eshte versulur Policia Bashkiake, qe i mbyti qytetaret e Tiranes, te cilet sapo kane filluar punet e dites u dalin perpara keta syfetet e Veliaj.
Policia e Veliajt qe mbyt me gjoba, qe rremben spinaqin dhe qepet e trastave fshatareve, por qe horrave u rrijne dhjete km larg”, shprehet Vasili ndrysa publikon në rrjetet sociale dhe foton e policëve bashkiakë me blloqe gjobash në duar.