Radar
Escobar në linjë me Ramën, mbështesin regjimin që shtyp popullit e vet
Andi Bushati: Escobar në linjë me Ramën, mbështesin regjimin që shtyp popullit e vet

Analisti Andi Bushati komentoi vizitën e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Bushati tha se përfaqësuesi i lartë amerikan është në një linjë me Edi Ramën.
Sipas Bushatit, ai po mbështet një regjim që po shtyp popullin e vet.
“Slogani i PS thotë që Berisha është parti e të shkuarës. Escobar tha të njëjtën gjë. Escobar dhe Rama janë në një linjë. Kur bezdisnin Ramën adoleshentët për Klodian Rashën Yuri Kim ngrihet dhe thotë i bëj thirrje partive të vjetra të tërhiqen”, tha Bushati.