Lidhu me ne

Radar

Deklaratat e Escobar-it/ Redon Meksi: Ndërhyrje e drejtpërdrejtë te zgjedhjet shqiptare ndërkohë që Berisha as që kandidon!

Ish-ministri Ahmetaj në sitën e SPAK, avokati Redon Meksi: Kontrolli i  banesave është show | Gazeta Koha Jone

Avokati Redon Meksi komentoi në MCN Live deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar pas takimeve në Tiranë.

Meksi thekson se Escobar po ndërhynë drejtpërdrejt në punët e brendshme dhe në zgjedhje, duke i thënë popullit shqiptar të mos votojë kandidatët e dalë nga Berisha.

Meksi thotë se nuk e kupton si mund të shprehet kështu një zyrtar amerikan, ndërkohë që vetë Berisha nuk kandidon në zgjedhje, dhe kandidatët janë pjesë e koalicionit ku bën pjesë PL.  Unë e kam parë si ajo shprehja: ‘Mos bëj çfarë bëj unë, por bëj çfarë them unë!’ Z.Escobar tha nuk kam ardhur për zgjedhjet, në fakt ka ardhur për zgjedhjet, sepse siç e pamë edhe para 6 marsit, ishte në atë kohë që erdhi, kështu ka ndodhur gjithmonë. E nis pjesën duke thënë që ‘non grata është e shkuara’. Unë s’e di që z.Berisha të jetë kandidat! Kandidon z.Berisha për ndonjë bashki?! Escobar ndërhyn drejtpërdrejtë tek zgjedhjet shqiptare, i thotë popullit shqiptar mos votoni kandidatët e dalë nga z.Berisha. Kur z.Berisha është tani sipas Escobar-it një anëtar i thjeshtë i PD, dhe kandidatët janë të PD, në rastin konkret me siglën e PL. Ky thotë mos i votoni. Pse?! Si mund të vijë një zyrtar amerikan dhe të ndërhyjë te punët e brendshme, te zgjedhjet. Sidomos kur nuk kandidon z.Berisha dhe janë zgjedhje lokale.

Po ta bëjmë ne këtë ndërhyrje në Amerikë, na marrin prej leckash dhe na hedhin….Z. Escobar tha ne jemi partner të barabartë, marrim mendimin tuaj për çështje të mëdha! Më vjen keq që ndodhin këto gjëra. Yuri Kim foli para dy javësh për çështjen e zjarrit, non gratës. Nuk ka çfarë i duhet fare SHBA-ve, ose më mirë administratës, se këto s’janë SHBA-të. Administratës Biden, të ndërhyjë se kë zgjedh shqiptari. Është e turpshme që ne e lëmë të na ndodhë, dhe i japim zë kësaj gjëje. Nga ana tjetër foli për çështjen ‘McGonigal’, tha që s’mund të flasim për një çështje në gjykim, por pamë zyrtarët e SHBA që në 3 mars shkuan në gjykatë, kemi parë Yuri Kim-in të flasë për çështje gjyqësore tamam, me emra. Duhet të kuptojmë që liderët shqiptarë s’duhet të jenë pro amerikane pro europianë, duhet të jenë por pro shqiptarë. Janë për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Marrëdhënien s’e kanë me Escobari-n dhe Biden-in, por me popullin shqiptar”.

MË TEPËR

Kioske15 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix15 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore16 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar17 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix18 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar18 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar20 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix20 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore21 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix21 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook