Mix
Britney Spears do të botojë kujtimet e saj: Ky libër do të trondisë botën
Britney Spears thuhet se po punon me shkrimtarin e Sam Lansky për të përgatitur librin e saj me kujtime, i cili pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti. Këngëtarja e njohur pritet të zbulojë shumë nga jeta e saj; nga fëmijëria, karriera dhe marrëdhëniet e saj në të kaluarën.
“Libri i Britney është një histori triumfi. Ai do të mbulojë fëmijërinë e saj, të qenit një vajzë e vogël me ëndrra të mëdha, ndarjen me Justin Timberlake, betejën e saj me familjen për kujdestarinë e saj”, tha një burim për “Page Six”. “Është një histori mbijetese, nga gjetja e rrugës për të dalë nga kujdestaria e babait të saj deri te gjetja e lumturisë me bashkëshortin e saj Sam Ashgari.
Lansky është një romancier dhe gazetar që ka shkruar disa botime për “The Atlantic”, “New York Magazine”, “Time” dhe ka profilizuar yje si Madonna, Nicki Minaj dhe Adele. “Ky libër është një dhuratë”, tha një burim për “Page Six”. “Ka pjesë të këtij libri me të cilat çdo person, veçanërisht çdo grua, mund të lidhet dhe të ndihet më pak e vetmuar. Ajo e shndërron gëzimin dhe dhimbjen në art”.
“Ky është një libër frymëzues, jo vetëm sepse tregon forcën e shpirtit të Britneyt, por sepse historia e saj tregohet me një stil, zgjuarsi, inteligjencë, ndershmëri dhe pa asnjë keqardhje për veten. Ky libër do të trondisë botën. Besoj se do të jetë gjithashtu një ‘bestseller’ i menjëhershëm novator”, thotë më tej burimi.