Lidhu me ne

Radar

Berisha nxjerr foton: Veliaj i lidhur me njeriun e Qazim Sulejmanit, gjeneralit iranian

Berisha nxjerr foton: Veliaj i lidhur me njeriun e Qazim Sulejmanit, gjeneralit iranian

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se është i lidhur me elementë të rrezikshëm iranianë. Berisha publikoi një foto të shkrepur në Lugano të Zvicrës ku shihet biznesmeni Miliad Lopa, ky i fundit akuzohet nga një dëshmitar se është i lidhur me çështjen e inceneratorëve në Shqipëri. Berisha tha se, Lopa është i njohur edhe si njeriu i gjeneralit Qassem Soleiman, komandanti i forcave Kuds, i ekzekutuar në një sulm ajror në aeroportin e Bagdatit nga SHBA.

“Unë preferoj tani të ndalem edhe njëherë te afera e inceneratorëve me theksin te pista iraniane.
Para jush, dhe më parë, unë kam denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë lidhjet e Erion Veliajt me Teheranin.

Edhe në atë kohë kur, afera e djegësave nuk ekzistonte. Erion Veliaj ka bërë udhëtime, sipas shërbimeve partnere, të vërtetuara, bënte udhëtime në Teheran, por në një kohë kur prokuroria, SKAP-i i partisë nuk pranon të merret me një hetim të vërtetë të djegësave, në një kohë kur SKAP-i i partisë, deklaron që nuk e di se kush janë pronarët, dokumente të pakundërshtueshme ligjore dëshmojnë një lidhje shumë të ngushtë të pronarëve në aparencë Bruno Presecit me iranianin Ali Aliabadi, ish-komandant i Pasdaranit.

Dëshmitari i grupit Preseci, iu deklaroi Piranjave se në aferën e djegësave, Erion Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit. Tani, një nga pikat kyç, siç u informova javën e kaluar, është edhe miku i Erion Veliajt, Miliad Lopa. Besoj se u kujtohet. Unë do u tregoj një foto, e bërë në Lugano të Zvicrës, në të cilën Miliad Lopa është sipas këtij burimi me ministrin e Mbrojtjes të Iranit dhe përveç tij, sipas këtij burimi, me Qazim Sulejmanin, njeriun që mori raketë të merituar në aeroportin e Irakut me urdhër të presidentit Trump.

E kuptoni se ku shkojnë lidhjet e Erion Veliajt? Për takimet e Erion Veliajt me Miliad Lopën, janë të qarta. Por ekzistojnë të dhëna se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, qoftë në Itali, qoftë në Iran, me Miliadin, që është fluent në farsi, në gjuhën perse, një nga gjuhët kryesore në Iran. Personi që përshëndet me dorë në këtë foto, është vetë Qazim Sulejmani, ish-komandanti i Gardës Revolucionare, i dënuar me vdekje nga SHBA.

Të gjitha këto që u them ju, janë edhe në kompjuterin e Gabrielit. Kompjuteri ndodhet në duart e policisë, të Ardi Veliut. Gabrielin e përzunë pa të drejtë hyrje në Shqipëri për pesë vite, gjersa të varrosin çështjen.

I bëj thirrje Europolit dhe FBI-së që të kontaktojnë sa më parëme Gabrielen, sepse paratë e Iranit po përdoren gjerësisht në Shqipëri nga Erion Veliaj në aferën e djegësave. Gabriele denoncon se edhe djegësin e paketuar nga Konstanca, Veliaj kërkon ta paguajë me para iraniane. Këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Veliaj, ndonëse është akuzuar me dhjetëra herë, nuk ka guxuar qoftë edhe njëherë të vetme të mohojë lidhjet e tij iraniane sepse ato janë realitet.

Por çfarë ka denoncuar Gabriele Tarroni Longinotti? Në disa dëshmi për “Piranjat”, Longinotti një ish-ortak i Alberto Presezzit, person kyç në sjelljen në Shqipëri e të paktën njërit nga inceneratorët, atij të Tiranës ka denoncuar se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është i lidhur ngushtësisht me çështjen e inceneratorëve dhe se pajisja për inceneratorin e Tiranës u mor në Rumani me një kosto marramendëse për t’u hequr qafe nga rumunët dhe se paratë që u ble ishin të iranianëve”, u shpreh Berisha.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar23 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook