Mix
Zhgënjimi i Mbretit Charles nga Meghan Markle
Harry do të jetë pjesë e ceremonisë së kurorëzimit të babait, por Meghan dhe fëmijët jo. Pas një sërë negociatash, që kanë qenë hidh e prit si ping pong mes palësh, u vendos që ai të shkojë vetëm.
Katër javë më parë kur ftesa arriti në derën e tyre, Harry dhe Meghan nuk u përgjigjën.
Ajo do të qëndrojë në Kaliforni me nënën dhe dy fëmijët e saj: Lilibet dhe Archien që atë ditë bën katër vjeç.
Edhe Harry do të marrë pjesë por në mënyrë të limituar. Ai nuk do të jetë pjesë e daljes në ballkon.
Prania e tij shikohet si një zgjatje e degës së ullirit për paqe, ndërkohë që Charles është mërzitur nga vendimi që Meghan ka marrë. Kur ajo i kërkoi dikur që ai ta shoqëronte në altar, nuk e la në baltë. Po ajo sot ku është?
Disa thonë se Mbreti është zhgënyer.