Mix
Rita Ora do performojë në “Eurovision 2023”

Rita Ora do të performojë disa prej hiteve të saj më të mëdha si një nga artistet e ftuara në gjysmëfinalen e Eurovizionit muajin e ardhshëm. Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool. Duke folur në Podcast të Eurovisioncast të BBC-së, ajo tha: “Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës”.
Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.
Një nga moderatoret e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss.
Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi Mbretëria e Bashkuar po organizon konkursin e këngës në emër të Ukrainës. “United by Music” – Të Bashkuar nga Muzika- është slogani i këtij viti.
Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin Festivalin, duke e bërë atë një nga spektaklet televizive më të ndjekur në botë.