Mix
Gigi Hadid flet për vajzën e saj: ‘Gatuajmë çdo ditë së bashku’

Kur bëhet fjalë për prindërimin, ai është i gjithi një akt balancimi për Gigi Hadid.
Supermodelja zbuloi së fundmi më shumë mbi marrëdhënien e saj me vajzën 2-vjeçare Khai dhe kohën që kalojnë si nënë e bijë.
“Mendoj se mëmësia më ka bërë të kuptoj se thjesht duhet të fillosh të marrësh gjërat me radhë”, tha Gigi në një intervistë për ‘InStyle’, “dhe t’i jepet përparësi kohës mes të qenit nënë dhe njeriut që je dhe më pas kohës si një nënë që punon dhe njeriut që përfaqëson.”
27-vjeçarja shpjegoi se jo vetëm që e menaxhon më mirë kohën e saj, por edhe nuk ka frikë t’u thotë ‘jo’ projekteve.
“Më duhet koha që kaloj larg vajzës sime që të ndihem se ia vlen çdo minutë me të. Dhe sikur më përmbush në një mënyrë që mund të kthehem dhe të jem një nënë më e mirë”.
Pra, çfarë aktivitetesh argëtuese bëjnë Gigi dhe Khai së bashku? Ato duket se kalojnë shumë kohë në kuzhinë.
“Çdo ditë, ne gatuajmë në shtëpi së bashku. Edhe nëse jemi vetëm unë dhe ajo, ajo do të ngrihet në stolin e saj të vogël dhe do të më ndihmojë të përziej, ose do të bëjmë bukë bananeje. Sidomos në dimër. Por janë ende kohë argëtuese së bashku. Ne kemi bisedat më qesharake kur jemi vetëm dhe më pëlqen të kalojmë kohë vetëm të dyja.”
Dhe nëse jeni kurioz se cilat ushqime i pëlqejën më shumë Khai, Gigi tha se shijet e vajzës së saj po evoluojnë vazhdimisht.
“Ajo është vetëm 2 vjeç e gjysmë, por ajo patjetër më thotë nëse nuk i pëlqen diçka, me të cilën jam mirë. Unë them: “Për sa kohë që po e provon , unë jam krenare.’ Përpiqem të mos jem shumë e ashpër me veten si nënë dhe thjesht përpiqem të bëj një bisedë pozitive rreth ushqimit”.