Lidhu me ne

Mix

Rëndësia e gjumit tek fëmijët, sa orë duhet të flenë nga 0 deri 2 vjeç

Newborn Digestion And Sleep • Sleeping Baby Routine

Që nga gjumi i ditës e deri tek gjumi i natës, ne duam ta dimë se sa orë gjumë duhet t’i bëjë një i porsalindur.

Sasia e duhur e gjumit me kualitet të mirë jo vetëm që do të ndikoj në zhvillimin e tyre, por do të ndihmojë në forcimin e aftësisë të të mësuarit, sjelljes, krijimtarisë dhe ekuilibrit emocional.

Një gjumë i mirë i natës për ta do të thotë gjumë i natës i mirë për të gjithë ju gjithashtu.

Ne të gjithë e dimë se, si të rritur, duhet të synojmë që të flemë çdo natë nga tetë orë gjumë, por cili është rezultati kur bëhet fjalë për një të porsalindur?

Sa orë gjumë duhet të ketë një i porsalindur?

Të sapolindurit do të flenë gjatë ditës dhe gjatë natës – gjasat janë që ata të jenë në gjumë më shumë se sa të jenë zgjuar.

Problemi është, nuk ka numër magjik kur bëhet fjalë për sa gjumë duhet të marrin – mund të jetë diku nga tetë deri në 20 orë. Disa mund të flenë gjatë natës që nga tetë javë, por nëse jeni duke ushqyer me gji atëherë ka më shumë gjasa që ata të zgjohen ushqim.

Është e rëndësishme që të kujtojmë se çdo fëmijë është i ndryshëm, kështu që mos e krahasoni gjumin e tyre me të tjerët. Nëse fëmija juaj nuk mund të bëjë gjumin e natës, mos u brengosni sepse vetëm pak fëmijë flenë gjatë natës që nga 12 muaj.

Për disa javë, fëmija juaj ndoshta nuk do të jetë në gjendje që të qëndrojë zgjuar për më shumë se dy orë. Në një moshë kaq të re, mund të jetë e duhur që të keni një model, por mos u ndieni se duhet të rrini në të – ju mund ta ndryshoni atë në varësi të nevojave tuaja. Një rutinë solide nuk është e nevojshme deri në tre muajt e parë të fëmijës.

Sa gjumë ju nevojitet fëmijëve një vjeçar?

Pasi t’i mbush 12 muaj, rekomandohet nga NHS që të flenë rreth dy orë e 30 minuta në ditë dhe 11 orë në natë – 13 orë e gjysmë të gjitha së bashku.

Pakoni sasinë e gjumit të ditës në dy herë përderisa ju e ndjeni të nevojshme që janë gati të flenë vetëm një herë në ditë për një kohë të shkurt. Kjo është zakonisht derisa janë 18 muajsh.

Gjumi i ditës është me shumë përfitime për të porsalindurit; të jenë të pushuar do t’u ndihmojë të mësojnë dhe të zhvillohen më mirë. Në fakt, ata duhet të flenë ditën deri sa të jenë 4 vjeç.

Sa gjumë ju nevojitet fëmijëve dy vjeçar?

Pasi që i vogli juaj të arrijë moshën dy vjeçare, gjumi i tyre në total duhet të pakësohet. Është e rekomandueshme që të marrin një orë ose 30 minuta gjumë të nevojshëm gjatë ditës, me 11 orë dhe 30 minuta gjatë natës.

Si bebe, çdo i vogël është ndryshe; ata do të luftojnë te kenë 12 orë gjumë të natës, ose do të kenë nevojë për më shumë gjumë të ditës përgjatë ditës për të mbajtur energjinë. Pa marrë parasysh rutinën e tyre, bëni çfarë është e nevojshme për ta më mirë se sa t’i ndiqni udhëzimet strikte.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Horoskopi javor Shigjetari – Bricjapi

Shigjetari Nëse keni lindur nën shenjën e Shigjetarit, gjatë javës do të keni rastin të gëzoheni ose të merrni pjesë...

Mix21 orë më herët

Pse foshnjat nuk duhet të hanë mjaltë?

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se foshnjave nën moshën njëvjeçare nuk duhet t’u jepet mjaltë, pasi ky produkt mund të përmbajë...

Mix22 orë më herët

Një kavanoz mjaltë mund të zgjasë një jetë

Mjalti ka një përmbajtje shumë të ulët uji, zakonisht më pak se 18%. Kjo e bën të vështirë rritjen e...

Mix23 orë më herët

Eva Grimaldi bën rrëfimin tronditës: Abortova kur isha e re, jam penduar!

Aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi,  ka rrëfyer për herë të parë, gjatë një interviste për “Verissimo”, një nga momentet...

Mix23 orë më herët

Diabeti dobëson kockat – Çfarë duhet të konsumoni për shëndet të mirë

Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga frakturat, thotë një studim të cilit i...

Mix23 orë më herët

Double chin (gusha e dyfishtë)/ Si ta humbasim në mënyrë natyrale!

SMartderm sugjeron PrimeX me dy kokat e saj aplikatore, SpeedSculpt dhe UniFace Shqetësimi i shumë zonjave së fundmi është ‘double...

Mix23 orë më herët

Brad Pitt dhe jeta e tij me çrregullimin e rrallë neurologjik!

Brad Pitt, një nga aktorët më të njohur në Hollywood dhe i konsideruar si një nga më të kërkuarit nga...

Mix23 orë më herët

Del foto e rrallë e Klajdi Musabelliut dhe Nevina Shtyllës vite më parë, surprizohet moderatorja

“Rosaku i shëmtuar” e quan veten Nevina Shtylla në këtë foto të 22 viteve më parë. Ishte koha kur këngëtari...

Mix23 orë më herët

Elon Musk thotë se sot do të lançojë chatbotin më inteligjent në Tokë

Elon Musk njoftoi se startup-i i tij i AI, xAI, do të lançojë chatbotin e tij Grok 3 ditën e...

Mix24 orë më herët

Kendall Jenner sapo na bindi të rikthejmë aksesorin e famshëm të viteve ’00 në modë

@kendalljenner Fillimi i viteve 2000 ishte një kohë e egër për modën. Njerëzit mbanin një përzierje të pashpjegueshme tendencash të zgjedhura nga...

Facebook