Lidhu me ne

Mix

Nick Cannon dëshiron që fëmijën e 13-të ta ketë me Taylor Swift

Nick Cannon ka ndarë me të gjithë ëndrrën e tij të çuditshme për të pasur një fëmijë me Taylor Swift.

Prezantuesi foli për mundësinë për tu bërë baba për here të 13 gjatë intervistës së tij në “The Howard Stern Show”. Megjithëse Nick padyshim që nuk ka plane të menjëhershme për të shtuar familjen e tij të madhe, ai do të ndryshonte mendje nëse Taylor, e cila së fundmi u nda nga Joe Alwyn pas gjashtë vitesh lidhje, donte të krijonte një familje me të.

“Unë jam i gatshëm. Para së gjithash, ajo është një kompozitore e mrekullueshme. Ajo që më pëlqen te Taylor Swift është se ajo ka qenë kaq e pambrojtur dhe e hapur me të gjithë muzikën e saj.”

42-vjeçari vuri në dukje se ai dhe Taylor gjithashtu kanë përvoja “shumë të ngjashme” në jetën romantik. “Mendoj se ajo do të lidhej shumë me mua,” shpjegoi Nick. “Ne ndoshta do ta kuptonim njëri-tjetrin.”

Duke bërë shaka se shqisat e tij i shkaktuan një ndjesi sikur po e shponin me gjilpër pasi dëgjoi lajmet për ndarjen e Taylor, Nick shtoi për idenë për të pasur një fëmijë me yllin e popit: “Kjo do të ishte e mahnitshme”.

Nick është baba i 12 fëmijëve me gjashtë gra të ndryshme. Në vitin 2022, ai mirëpriti djalin Legendary Love, 9 muajsh tanimë, me Bre Tiesi; vajzën Onyx Ice, 6 muajshe, me LaNisha Cole; djalin Rise Messiah, 6 muajsh, me Brittany Bell; vajzën Beautiful Zeppelin, 4 muajshe me Abby de la Rosa; dhe vajzën Halo Marie, 3 muajshe, me Alyssa Scott.

Ai është gjithashtu baba i binjakëve 11-vjeçarë Moroccan dhe Monroe me ish-bashkëshorten Mariah Carey. Përveç kësaj, ai ka një djalë Golden “Sagon”, 6 vjeç dhe një vajzë Powerful Queen, 2 vjeç, me Brittany, si dhe binjakët Zion Mixolydian dhe Zillion Heir, 21 muajsh, me Abby. Djali i tij dhe i Alyssa-s, 5 muajsh, Zen, vdiq në dhjetor 2021 pasi u diagnostikua me një tumor në tru.

Në të kaluarën, Nick ka folur hapur për admirimin e tij për Taylor. Kur u pyet për sherrin mes saj dhe Kim Kardashian në një intervistë të vitit 2016, Nick tha se ai ishte ‘Team Taylor’. “Kjo është e lehtë,” tha ai në atë kohë.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook