Mix
Kompania kineze lançon “SenseChat”, alternativë për “ChatGpt”
Shoqëria kineze SenseTime , një nga kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale (AI) në vendin aziatik, zbuloi një numër produktesh të reja të bazuara në Inteligjencën Artificiale, duke përfshirë chatbotin “SenseChat”.
Interesi global për teknologjinë AI është rritur që nga debutimi i ChatGPT, në fund të 2022, një chatbot popullor i zhvilluar nga kompania amerikane OpenAI e mbështetur nga Microsoft.
Gjatë prezantimit, SenseChat kreu detyra të ndryshme si shkrimi i emaileve, tregimi i një historie të fëmijëve dhe gjenerimi i kodit.
Bashkëthemeluesi dhe CEO i SenseTime Xu Li tha se teknologjia bazohet në modelin e AI të kompanisë të quajtur SenseNova.
SenseTime i bashkohet kështu gjigantëve të sektorit dixhital kinez si Baidu , motori kinez i kërkimit, i cili tashmë ka prezantuar inteligjencën artificiale të tij, Ernie Bot , në mes të muajit të kaluar, dhe të tjerë si Alibaba , 360 ose Tencent , të cilët po përgatisin gjithashtu aplikacione të këtij lloji.