Lidhu me ne

Mix

‘Dua të mbroj fëmijët e mi’/ Shakira ka një kërkesë për mediat

Këngëtarja duke mos përfshirë veten në situatën që ndodhet, u ka kërkuar fansave dhe medias të respektojnë privatësinë e djemve të saj ndërsa ata po fillojnë jetën e tyre të re në SHBA.

'Dua të mbroj fëmijët e mi'/ Shakira ka njëShakira dhe dy djemtë e saj

 Këngëtarja Shakira së fundmi i ka bërë një kërkesë mediave për privatësi pasi u largua nga Spanja për në SHBA. Shakira me anë të një postimi në Instagram u ka kërkuar mediave që të respektojnë privatësinë e fëmijëve të saj, duke folur “jo si artiste, por si nënë”, shkruajnë mediat e huaja.

Këngëtarja duke mos përfshirë veten në situatën që ndodhet, u ka kërkuar fansave dhe medias të respektojnë privatësinë e djemve të saj ndërsa ata po fillojnë jetën e tyre të re në SHBA. Shakira kërkon që të mbrojë fëmijët e saj nga ana psikologjike dhe emocionale. 

Deklarata: 

“Të nderuar miq, gazetarë dhe media,

Në këtë kohë ndryshimesh në jetën time si personazh publik, është e kuptueshme që ka një kuriozitet të përhershëm nga ana e shtypit për mua dhe familjen time. Megjithatë, fëmijët e mi, Milan dhe Sasha kanë jetuar një vit shumë të vështirë, duke vuajtur një shqetësim të pandërprerë dhe persekutim të pamëshirshëm nga paparacët dhe mediat e ndryshme në Barcelonë. Tani që ata po fillojnë një fazë të re në jetën e tyre, i përgjërohem mediave në emër të fëmijëve të mi që të respektojnë të drejtën e tyre për privatësi. 

Ju lutem të përmbaheni nga ndjekja e tyre në dalje ose në hyrje të shkollës, duke i pritur në derën e shtëpisë sonë, apo t’i ndjekni në aktivitetet e tyre jashtëshkollore dhe argëtuese, siç ka ndodhur çdo ditë në Barcelonë, për të marrë fotografi.

Besoj se gazetarët dhe fotografët janë të ndjeshëm ndaj situatës me të cilën përballet Milani dhe Sasha dhe mund të sillen në mënyrën më humane të mundshme me ta, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shëndetin dhe integritetin fizik e emocional të dy të miturve nën 8 dhe 10 vjeç, që thjesht duan të jenë në gjendje të dalin dhe të ndjekin shkollën duke u ndjerë të sigurt dhe duke pasur qetësinë mendore që të mos jenë të persekutuar ose të nënshtruar ndaj kontrollit të vazhdueshëm të kamerave.

E kam kërkesë jo më si artiste, por si një nënë që dëshiron të mbrojë dhe të kujdeset për mirëqenien psikologjike dhe emocionale të fëmijëve të saj, në mënyrë që ata të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur, siç e meriton çdo fëmijë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj,

Shakira.”

Këngëtarja pas ndarjes së saj nga Gerard Pique, javën e kaluar fluturoi  ga Barcelona në Miami me djemtë e saj Milan dhe Sash për të filluar një jetesë të re.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook