Lidhu me ne

Radar

Tha se do bëjë fushatë modeste / Premtimi i Ramës shkelet në Fier, miting me ndotje akustike, podiume dhe televizorë gjigantë led

MItingu i PS në Fier
MItingu i PS në Fier

Nuk ka zgjatur as dy ditë premtimi i kryeministrit Edi Rama, i cili tha se fushata e PS për këto zgjedhje vendore do të jetë modeste, pa ndotje akustike dhe mitingje, ndërsa siç premtoi gjatë Forumit Ndërkombëtar të Turizmit, gjysma e parave të fushatës do të shkonte për mbjellje pemësh.

Por edhe pse 9 ditë para nisjes zyrtare të fushatës, në Fier është çelur fushata me çdo element nga ato që kryesocialisti Edi Rama tha se nuk do të ishin. Drejtuesi Politik i PS, Taulant Balla është shfaqur në një podium, me televizorë gjigantë LED pas shpinës së tij, si dhe me sistem audio që oshëtin gjithandej nëpër qytet.

“Me këtë lajm, duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj, por deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regji, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike, do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve”, do të deklaronte Rama dy ditë më parë.

Në këtë event janë mbledhur dhe një numër i madh qytetarësh, që me flamuj në dorë brohorasin në përkrahje të forcës së tyre politike, teksa duket se s’kanë lënë gjë mangut sa i përket shpenzimeve.

Drejtuesi Politik i PS në Fier Taulant Balla gjatë mitingut
Drejtuesi Politik i PS në Fier Taulant Balla gjatë mitingut

MItingu i PS në Fier

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook