Lidhu me ne

Mix

Studimi i fundit/ A tradhtojnë gratë më shumë se burrat

gratë

A e kanë gratë më të vështirë se burrat kur bëhet fjalë për të qëndruar besnike në marrëdhënie?

Pikëpamja se janë kryesisht burrat ata që tradhtojnë sepse partneret e tyre humbasin interesin për seksin është ndoshta e gabuar. Shkenca thotë se në fakt janë gratë ato që mërziten më shumë nga monogamia sepse nuk ndihen të plotësuara në dhomën e gjumit. Gratë dëshirojnë shumëllojshmërinë seksuale.

Wednesday Martin, një antropologe dhe autore e “Untrue”, i referohet këtij kërkimi të ri si “korrigjimi i madh”. Martin intervistoi dhjetëra sociologë, studiues të seksit dhe antropologë për librin e saj mbi tradhtinë femërore dhe thotë se është e gabuar ideja se libidoja (dëshira seksuale) e grave është e ulët. Ajo është e gjallë dhe e etur për t’u kënaqur, thotë ajo.

“Hulumtimi i ri po korrigjon idetë e rreme se gratë kanë më pak libido, se gratë janë natyrshëm më monogame dhe se është më e lehtë për gratë të jenë të lidhura vetëm me dikë,” shpjegon ajo. “Gratë nuk e pëlqejnë më pak seksin [se burrat] – por ato mërziten nga e njëjta gjë.”

Burrat mund të kenë nivele më të larta të dëshirës spontane, ndërsa gratë kanë dëshirën e përgjegjshme ose të nxitur. Ç’do të thotë kjo?

“Dëshira spontane është kur papritmas mendon: “Do të ishte mirë të bëja seks.” Të vjen si uri apo etje,” thotë Martin. “Dëshira e përgjegjshme ose e shkaktuar ndodh kur diçka ju sugjeron idenë e seksit – jeni duke parë ose duke lexuar diçka, ose takoni dikë – dhe ju ndiheni të eksituar. Për atë lloj dëshire, libidoja e grave është po aq e fortë sa ajo e burrave.

Arsyet pse gratë tradhtojnë

Martin thotë se miti që gratë tradhtojnë për arsye emocionale, ndërsa burrat për arsye seksuale po përmbyset gjithashtu. Ajo citon një studim nga Universiteti i Missouri-t mbi një grup grash që përdorën website-n Ashley Madison posaçërisht për të tradhtuar.

“[Ky hulumtim] korrigjon disa nga idetë tona më të përhapura për tradhtinë femërore: që gratë tradhtojnë vetëm kur janë të pakënaqura në martesat e tyre; se ndryshe nga burrat, ato kërkojnë lidhje emocionale, jo kënaqësi seksuale.” – shton Wednesday.

“Gratë e studiuara shkuan në faqe, krijuan një profil, verifikuan kandidatët, i takuan ata personalisht dhe i analizuan mirë. Ky ishte një proces shumë i qëllimshëm. Ato donin të gjenin partnerë për seks. Ato thanë se ishin në martesa pa seks ose pa orgazma dhe thjesht donin atë që nuk mund ta kishin në shtëpi.”

Një hulumtim nga Dr. Marta Meana në Universitetin e Nevada-s zbuloi se “institucionalizimi” në një partneritet afatgjatë zbeh dëshirën seksuale të grave më shumë sesa të burrave. Burrat që bëjnë seks të rregullt me partneret janë më të kënaqur seksualisht dhe me marrëdhënien e tyre, por nuk është e njëjta gjë për gratë, thotë ajo.

“Tani, hulumtuesit e seksit janë duke theksuar mundësinë që gratë thjesht kanë nevojë për shumëllojshmëri dhe risi të përvojës seksuale më shumë se burrat,” thotë Martin.

Gratë përshtaten më natyrshëm në lidhjet monogame? Ndoshta jo. Biopsikologia Meredith Chivers në Universitetin Queen’s, Kanada dhe ekipi i saj ftuan burra dhe gra të shihnin porno teksa kishin monitorë në trup për të matur reagimin e tyre fizik dhe qarkullimin e gjakut, gjë që tregonte eksitimin seksual. Burrat heteroseksualë ishin kryesisht të eksituar nga fotot e seksit heteroseksual dhe gratë që kryenin marrëdhënie seksuale me gra, por gratë heteroseksuale kishin një “menu eksitimi” më të larmishme.

“Trupi i grave iu përgjigj burrave që bënin seks me burra, grave që bënin seks me gra, burrave dhe grave që bënin seks dhe imazheve të një ereksioni. Tradicionalisht mendojmë se burat ndihen të eksituar nga çdo gjë dhe e vërteta është se trupi i një guaje i përgjigjet më shumë stimujve seksualë,” thotë Martin.

Pra, a çon libidoja femërore gjithmonë në tradhti? Nuk ka pse, thekson antropologia. Jo nëse gratë mund të flasin sinqerisht me partnerin mbi dëshirën për shumëllojshmëri seksuale dhe aventura. Ajo thotë se kjo mund të shmangë mërzinë e pashmangshme që pushton shumë marrëdhënie afatgjata.

“Imagjinoni sa më të mira do të ishin marrëdhëniet nëse çiftet do të kuptonin se kur një grua fillon të ndihet e mërzitur seksualisht, kjo nuk duhet të nënkuptojë fundin. Mendoni për martesat dhe marrëdhëniet që mund të përmirësohen nëse gratë mund të diskutojnë dëshirën e tyre për aventura seksuale dhe të punojnë me partnerin e tyre për të gjetur zgjidhje që i afrojnë më shumë.”

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix14 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore15 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar16 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix17 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar17 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar19 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix19 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore20 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix20 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook