Lidhu me ne

Radar

Pasiguria elektorale e superman-it

Erion Veliaj mbush 42 vjeç, profili i njeriut të njohur prej 24 vitesh! |  Top Albania Radio | It's time

Media i qaset Belind Këlliçit si zakonisht mbi programin e tij elektoral, atë për Tiranën; në fakt duhet t’i qaset vetëm politikisht, sipas konteksit të “non grata”-s të prijësit të tij politik, Berishës, në krahun e së cilit është rreshtuar…media injoron, si pa dashur, direktivën amerikane të mosnjohjes së asnjë produkti politik që buron nga Berisha

Ky është një lloj mesazhi që media pranë pushtetit po qarkullojnë së fundmi duke sugjeruar kështu sesi duhet të raportohet mbi fushatën zgjedhore. Mirëpo mediave u ka ardhur një njoftim nga Autoritetit i Medias Audiovizive për korrektesën në raportim çka e skualifikon me mjete ligjore sugjerimin e mediave pranë qeverisë. Mediat në fakt nuk kanë ndonjë detyrim as etik dhe as profesional të shohin vendime të shteteve të tjera për persona të caktuar si direktivë; ato janë vendime që nuk mund të absolutizohen dhe vijnë në vështrim vetem më rrafshin opinional. 

Megjithatë mesazhi përcjell tregues për perceptimin e kandidaturës së Këlliçit në kampin e kryebashkiakut të Tiranës, pasi ai e ka moralizimin një mbulesë për të vënë në dukje se në këtë fushatë media po bën një lojë të keqe. 

Shkrimi që origjinon në një faqe me adresë tesheshi.com, shtron në vijim të shtjellimit të vet pyetjet:

Çfarë ka tërheqëse te ai, imponuese?

Me ç’risi vjen në politikë? Cila është narrativa e tij e veçantë, tipologjia politike gjithashtu?

Në ç’fushë është më shumë kompetent?

A ka te ai një brum kulturor që rrezaton një personalitet të mundshëm politik?

A ka ai një botëkuptim të ri, një qasje të re dhe një etikë ndryshe politike?

Përgjigjet janë dy: Jo dhe Asgjkundi

Belind Këlliçi është një person i rëndomtë në prezantim publik, në fjalorin që përcejll, në artikulim, në paraqitje, në çdo gjë. Por parashtrimi është hileqar në vetvete sepse kandidati në fjalë duhet vënë në bilanc kritik me kundërshtarin. Njërëzit e dinë që përballë Këlliçi ka kryebashkiaun e Tiranës, që është po kaq i rëndomtë si individ, në mediokritetin me të cilin konsideron të ashtuquajturat fitore të vetat dhe i pavend si imazh dhe origjinë në atë pozicion. 

Kryebashkiaku aktual mund të jetë një arsye pse përgjigjet për pyetjet e mësipërme të jënë Po, vota është provuar që shpesh është edhe refuzuese, jo vetëm në mbështetje të një alternative. Kryebashkiaku i Tiranës mund të ketë mbështetjen e ShBA-ve dhe NATO-s, por sesi ai e qeveris këtë qytet dhe se çfarë përfaqëson si figurë publike, këtë e dinë vetëm ata që jetojnë këtu. Kryebashkiakun aktual ka aureolën e neverisë mbi vete pikërisht për karakteristikat personale në drejtim sesa për ndonjë gabim shumë të rënë dhe faj që mund të ketë bërë. Është e kotë të përsëriten këto gjëra tashmë. Ai është agjenti kryesor alergjik ndaj çdo të vërtete, ndaj çdo vote të sinqertë, kështu që Këlliçi, megjithëse i rëndomtë, e gëzon këtë ironi të fatit. 

Sa për sugjerimin që mediat të mos ndalen te propozimet programore apo elektorale të kandidatit të PD-së kjo shënin një tjetër standard karakterial për marrëdhënien mes qytetarët të cilët duhen mbajtur në terr për të votuar si dele, qorrazi nën direktivat amerikane, që kanë tjetër kuptim. Nëse kjo është politika amerikane në këtë vend, pra përpjekje për të nxjerrë nga loja Sali Berishën, kjo ëhstë fatkeqësi për kohën kur jetojmë. Ndërkohë që shërbyesit mediatikë të pushtetit nuk shtrojnë asnjë kritikë të ngjashme për Ilir Alimehmetin, nënkryetarin e propozuar nga PD-ja për Bashkinë, një figurë plotësuese në fushatë, e që i ka munguar krahut tjetër, ku vendos e vulos vetëm një njeri. /Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix14 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet21 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore21 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix6 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook