Lidhu me ne

Kryesore

Italiani i inceneratorëve: Jam gati të dëshmoj për djegësit dhe lidhjet e Veliajt me Iranin

Italiani i inceneratorëve: Jam gati të dëshmoj për

Italiani i inceneratorëve, Gabriele Tarroni Longinotti​ në intervistën ekskluzive për “Piranjat”, në Syri Tv, me gazetarin Bledian Koka, shprehet se është i gatshëm të dëshmojë edhe para autoriteteve, për aferën e djegësve. 

Nga Dubai, Longinotti​ thotë se kushti i tij është që dëshminë në një territor neutral, ndërsa kujton se në Shqipëri e arrestuan por askush nuk e di se pse. 

Megjithatë, Longinoti shton se provat për të cilat flet dhe akuzon i ka në kompjuterin e tij të cilin ia ka sekuestruar prokuroria shqiptare. 

“…Kur më kanë arrestuar unë kisha një kompjuter me vete dhe në këtë kompjuter nuk ma kanë kthyer kurrë edhe pse ia kërkova disa herë. Brenda ishin të gjitha provat për të cilat po të flas”, thotë ai. 

Pjesë nga intervista

Bledian Koka: Ti po më thua se Hezbollah dhe Pasdaran po bëjnë larjen e parasë në Shqipëri?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Unë mund të them, por nuk kemi… kur më kanë arrestuar unë kisha një kompjuter me vete dhe në këtë kompjuter nuk ma kanë kthyer kurrë edhe pse ia kërkova disa herë. Brenda ishin të gjitha provat për të cilat po të flas.

Bledian Koka: Çfarë do të thuash se në kompjuterin tim ka prova të forta. Për çfarë po flasim?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Unë merrja shumë gjera nga posta përfshi edhe biletat e avionit. Sa herë që shikoja biletat e avionit, kryesisht të avionit, i mbaja të gjitha. Iranianët kanë nevojë për viza. Kush i firmoste vizat? Presezzi! Në kompjuterin tim kam të gjitha vizat e këtyre njerëzve. Ti kërko në google se kush është x person dhe ti sheh kush ishte dhe kush është.

Bledian Koka: Nga të gjitha gjërat që na the, sidomos për pjesën e inceneratorit, nëse të kërkohet që të jesh dëshmitar, do ta bëje?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Më shumë kënaqësi. Por në territor asnjanës, duke pasur parasysh se për dy vite kam qenë në duart e tyre, tani jam unë ai që e zgjedh vendin për të bërë çdo gjë. Sigurisht! Unë nuk kam asgjë për të fshehur, janë të tjerë ata që kanë diçka për të fshehur. Të më japin kompjuterin tim, të më japin telefonat e mi dhe i hap para syve të tyre. Këtu, në një territor neutral. Natyrisht, të më japin 4 minuta kohë për t’i karikuar dhe unë do t’ja jap të gjitha të dhënat. Kjo është mafia. Është një familje e madhe nga ku, pasi ke hyrë, nuk del dot më aty. Unë dola.

***

​Longinotti flet me bindje se Erion Veliaj ka udhëtuar në Iran, vend nga i cili ai pretendon se erdhën financimet për inceneratorët. 

Sipas tij, vizita e Veliajt në Teheran është bërë mes vitit 2017-2018 dhe e ka shoqëruar ish-shoferi i tij, Miliad Lopa. 

“Unë e di sepse ma ka thënë Lopa. Një ditë ishim në makinë dhe më thotë: – Hej sapo u ktheva nga Teherani. Unë i thashë: Epo mirë, të lumtë. Po me kë shkove? Ai më tha: Shkova me mikun tim kryebashkiakun e Tiranës. Duhet të ketë qenë viti 2017 ose 2018 diçka e tillë. E kam të fiksuar në memorie të gjithë diskutimin”, tha ai.

Marrë nga

 Syri.net

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix11 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore11 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar13 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix13 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar14 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar15 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix15 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore17 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix17 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook