Lidhu me ne

Mix

Thuhet se Reese Witherspoon dhe Tom Brady po dalin bashkë, por si qëndron e vërteta?

Thuhet se Reese Witherspoon dhe Tom Brady po dalin bashkë, por siGETTY IMAGES

Reese Witherspoon nënshkroi divorcin nga ish-bashkëshorti, Jim Toth, ndërsa Tom Brady u nda para disa muajsh nga Gisele Bündchen dhe krejt papritur, interneti i bëri çift Reese dhe Tom. E gjitha nisi nga një burim për “Deux Moi” dhe siç ndodh zakonisht me thashethemet, morën dhenë.

Por, vetë dy personat që përfliten të jenë në një lidhje, i mohojnë kategorikisht akuzat, madje ata as nuk janë takuar fare dhe secili ishte totalisht në jetën dhe terezinë e vet, derisa erdhi dallga e madhe e internetit.

Reese u nda nga ish-bashkëshorti pak para se të festonin përvjetorin e 12-të së bashku. Ata njoftuan fansat në një postim të përbashkët në Instagram, ku u shprehën:

“Kemi disa lajme personale për të ndarë…Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Kemi përjetuar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecim përpara me shumë dashuri, mirësi dhe respekt reciprok për gjithçka që kemi krijuar bashkë. Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja, ndërsa shkojmë në këtë kapitull të ri. Këto çështje nuk janë kurrë të thjeshta dhe janë jashtëzakonisht personale”, dhe theksuan se e vlerësojnë respektin e privatësisë së tyre në këtë moment.

Ndërsa Tom dhe Gisele u ndanë në fund të tetorit të 2022-shit dhe Tom bëri me dije vendimin në rrjetet sociale. Ai shkroi:

“Gjatë ditëve të fundit, unë dhe gruaja ime finalizuam divorcin pas 13 vitesh bashkë. Arritëm në këtë përfundim në mënyrë shumë paqësore dhe me shumë mirënjohje për kohën që kemi kaluar bashkë. Ne jemi të bekuar me fëmijë të mrekullueshëm që do të vazhdojnë të jenë qendra e botës sonë në çdo lloj forme. Do të punojnë bashkë si prindër për t’u siguruar që ata do të marrin dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë. Morëm vendimin për t’i dhënë fund martesës pas shumë gjërave që konsideruam…Ne urojmë vetëm të mira për njëri-tjetrin dhe për çfarë do të ndodhë në kapitujt në vijim…”.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix1 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike1 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport1 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix1 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook