Lidhu me ne

Radar

Fushatë në mbrojtje të kullave jo për qytetarët

Nga Respublica.al

Veliaj: Jo çdo leje ndërtimi është kullë, por

Në një diskutim televiziv dje, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës është përballur me analistë për çështjen e ndërtimeve. Kryetari i Bashkisë e ka mbrojtur atë që e quajti “industri e ndërtimit” me faktin se ajo ka rivlerësuar pronën dhe së dyti sepse në këtë industri punojnë 100 mijë njerëz. 

Lajme  mira

tha kryetari. 

Mirëpo natyra e lajmit është e tillë që nuk përkon për nga “jonizimi” me zhvillimin pozitiv dhe si në çdo rast “lajmi i mirë” rezulton të jetë një aspekt, shpesh voluntarist, i rsportimit të ngjarjeve që kanë edhe “lajmin e keq”. 
Dhe ndërtimi në Tiranë ka shumë lajme të këqija. Vetëm pak ditë më parë kryeministri foli për informalitetin e punonjësve, ndërkohë që rivlerësimi i pronës është ana tjetër e çmimeve stratosferike. 

Në Tiranë po investohet dhe shumë, por nuk ka zhvillim. 
Ka qarkullim të lartë monetar, por konsumi është nën presionin inflacionist për shumicën.
Ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh, por nuk ka cilësi. As kushte dhe nuk certifikohet asgjë siç duhet. 

Megjithatë përballë të ashtuquajturve analistë kryebashkiaku fitoi debatin sepse sipas nocionit të vet për fitoren ai dha lajmë të mira. Me parimin se performimi në media ekuivalenton sukses elektoral personi në fjalë manovron mbi këtë filozofi duke vënë në pozitë inferiore dhe diskriminuese oponentët që duhet thënë se nuk vlejnë. 

Lajmi i mirë ka cenin demagogjik se vetëafishohet si alternativë ndërkohë që kritika vjen nga kategoria e dytë. 
Mirëpo dominimi në studio televizive përfaqëson në fakt problemin e madh se ky lloj përfaqësuesi është aty pëe kryqëzimin e disa interesave jo për elektoratin apo qytetarët. 

Siç mund ta vëmë re në këto javë fushatë të themi ky person nuk ka më një fabulë për qytetarët; edhe brenda kornizës së propagandës së vet bajate kryebashkiaku nuk po di se çfarë të propozojë.

Ecim përpara, – motoja. Po ku? Sepse ajo i apelon ndërtuesve jo qytetarëve që nuk mund të gënjehen më më vija të bardha, asfaltim rrugice dhe pastrim gjelbërim. Tëhuajëzimi me realitetin është thuajse i plotë sepse ngjan i qëllimahëm. 

Ndaj njeriu në fjalë në të vërtetë do bojkotuar nga mediat dhe panelet pasi është e qartë se për dikë që ka “mbyllur pazarin” me biznesin dhe partinë, dalja në debët është statistikë elektorale. Kryebashkiaku duhet të dalë me rivalët, ndërkohë që media e ka fare të thjështë diskutimin me këtë njeri, brenda misionit të vet: INCENERATORI I TIRANËS
Ai përcakton karrierën e këtij njeriu që provoi me banalitetin e propagandës, hiperinflacionin e shfaqjeve mediatike, gënjeshtrat banale, se është një njeri i rëndomtë në një detyrë shumë të rëndësishme.

Pas të cilit në dy mandate në Bashkinë e Tiranës nuk u identifikua asnjë figurë tjetër, përveç një drejtori me emrin Taulant. Tregues ky se çfarë qëndron pas këtij Njëshi faktorial që e martuan herët me pushtetin e që si Gjinua, pasi nuk e kap dot kokrrën e fikut, ka rënë dakord të presë të hajë kur t’ia japin. 

MË TEPËR

Temporal18 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar18 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike20 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet21 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske21 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar22 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar22 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar22 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook