Lidhu me ne

Radar

Baton Haxhiu: Erion Veliaj është njeriu më i fortë në Shqipëri

Baton Haxhiu: Erion Veliaj është njeriu më i fortë në

Analisti Baton Haxhiu shprehet se sipas tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është njeriu më i fortë në Shqipëri.

Haxhiu thotë se beson që Veliaj do e fitojë garën e 14 Majit për Bashkinë e Tiranës pasi shprehet se nuk ka konkurrencë.

Baton Haxhiu: Erion Veliaj nuk ka konkurrentë sepse ka 25 mijë deri në 30 mijë vota. Por Erion Veliaj është njeri me fat sepse nuk ka bërë asnjëherë garë politike, përballëse për Tiranën. Në 2013, pas fitores së PS me LSI, pastaj krijoi një besim tek shqiptarët, ishin 2 parti që kishin mjaftueshëm vota për të mos folur për zgjedhjet kur nuk morën pjesë. Pastaj ky vit i garës nuk ekziston sepse vijmë pas një konflikti të së djathtës.

E dyta, Erion Veliaj është konjukturalisht, njeriu më i fortë në Shqipëri ndoshta dhe është i fortë se Rama, është njeri që është i kujdesshëm. Marrëdhëniet me Ramën, fakti që është numri 2, marrëdhëniet duhet të jenë të mira. Ka pasur 8 vjet kohë që të ndërtojë infrastrukturën e vet, njerëzit e vet, raportet me mediat dhe unë e konsideroj se momentalisht Erion Veliaj është njeriu më i fortë në Shqipëri. Po flas për njeriun që e ka fortësinë e vet. Dua që t’i prek elementët tjerë. Veliaj vjen prej një suksesi në ndryshimet në Tiranë, që i takojnë Ramës të cilat pastaj kur u bë kryetar i PS-së, iu mveshën PS-së.

Veliaj vjen me një bagazh të jashtëzakonshëm të një periudhe suksesi në Tiranë. Tani, e kemi një figurë publike, e cila nuk është në garë fare, Erion Veliaj. Këlliçi është brenda një hapësire të prodhimi të idesë që nuk ka kujt t’i drejtohet. Duhet angazhim se pse është ky koalicion kështu.

Problemi i kësaj gare, nuk do të prodhojë ide. Unë nuk mendoj që kjo garë prodhon ide dhe gjëra të reja sepse të qenurit brenda pushteti i konsumon idetë e reja dhe do të kemi një fushatë të ndërtuar me fraza të cilat do t’i përdorë Veliaj për arsye sepse mendon se nuk do të ketë kandidatë. Është garë e pabarabartë, Veliaj është me fat sepse është hera e 3 që ai bën garë formalisht për Tiranën.

MË TEPËR

Kryesore11 minuta më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar2 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix2 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar3 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar4 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix4 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore6 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix6 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Facebook