Radar
Silvio Berlusconi diagnostikohet me leuçemi

Ditën e djeshme qarkulloi në media lajmi se Silvio Berlusconi ishte shtruar me urgjencë në spital. Ishte për disa orë në trajtim intensiv. Si fillim u tha se shkaku ishte një infeksion pulmonar (në mushkëri).
Pas analizave diagnostikuese rezulton se Berlusconi vuan nga një formë e leuçemisë.
Ky problem në gjak dyshohet se është edhe shkaku i problemit pulmonar.
Media italiane që ka dhënë lajmin është La Repubblica.