Lidhu me ne

Mix

Pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë?

Pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë?Foto ilustruese

Ne të gjithë njohim dikë që duket se nuk është kurrë në kohë, qoftë në një drekë apo një takim pune. Por a ka një shpjegim të saktë se përse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë? Ekspertët thonë se zakoni i të qenit vonë, nxitet ndoshta nga një sërë faktorësh, përfshirë perceptimin e kohës, menaxhimin e saj dhe personalitetin.

“Ka të ngjarë të ekzistojë një mekanizëm në tru, që i bën disa njerëz të vonohen për takimet e përpikta, sepse ata e nënvlerësojnë kohën që do t’u duhet për të arritur atje”- thotë Hugo Spirs, profesor i neuroshkencës konjitive në Kolegjin Universitar të Londrës, dhe bashkë-autor i një studimi të vitit 2017 të botuar në revistën “Hippocampus”.

Hipokampusi është një rajon i trurit që përpunon disa aspekte të kohës, si kujtimi kur duhet bërë diçka dhe sa kohë duhet për të thekson Spirs. Ndërkohë një studim tjetër i botuar në revistën “Nature Revieës Neuroscience”, sugjeron se neuronet në hipokampus që veprojnë si “qeliza kohore”, pra kontribuojnë në perceptimin dhe kujtesën tonë të ngjarjeve.

Por se përse saktësisht disa njerëz e nënvlerësojnë vazhdimisht kohën, kjo mbetet ende e paqartë. Një faktor mund të jetë se sa familjarë jemi me një hapësirë të caktuar. Për studimin e vitit 2017, Spirs u kërkoi 20 studentëve që sapo ishin zhvendosur në Londër të skiconin një hartë të zonës ku ndodhet universiteti, dhe të vlerësonin kohën e udhëtimit në destinacione të ndryshme.

Ndërsa vlerësimet mbi distancat varionin shumë, ato mbi kohën e udhëtimit nisën të jenë gjithnjë e më i sakta sa më shumë që studentët e njihnin zonën. “Nëse je shumë familjar me një hapësirë, atëherë fillon që të bësh parashikime më të sakta mbi kohën që do të marrë shkuarja diku”- thotë Spirs.

Në disa raste, njerëzit që janë vonë mund të mos e vlerësojnë si duhet kohën e mjaftueshme për të kryer detyra që nuk kanë lidhje me udhëtimin, si për shembull përgatitja në mëngjes. Studimi i publikuar në revistën “Memory & Cognition”, sugjeron që të bëjmë vlerësime të kohës bazuar në sa kohë mendojmë se na kanë marrë detyrat në të kaluarën.

Megjithatë kujtimet dhe perceptimet tona nuk janë gjithmonë të sakta. “Në rast se kemi shumë përvojë në kryerjen e një detyre, atëherë kemi më shumë gjasa të nënvlerësojmë se sa kohë do të zgjasë ajo”-shprehet Emili Ualdum, ndihmës/profesore në Universitetin Kampëll në Karolinën e Veriut, dhe autorja kryesore e një studimi të vitit 2016, botuar në “Journal of Experimental Psychology”.

Në këtë studim, Ualdum zbuloi se faktorët mjedisorë, si muzika, mund të shtrembërojnë perceptimin e kohës. Ajo tregoi se kur vullnetarët që morën pjesë në studim kryenin një detyrë që kishte të bënte me pyetjet mbi njohuritë e përgjithshme, disa njerëz e vlerësuan gabimisht kohëzgjatjen e detyrës, bazuar në numrin e këngëve që dëgjuan duke u luajtur në sfond.

Të rriturit më të rinj prireshin të rritnin vlerësimet e tyre të kohës nëse dëgjonin 4 këngë të shkurtra në krahasim me 2 këngë më të gjata, diçka që nuk dukej se ndikonte në perceptimin e kohës nga të rriturit. Një faktor tjetër mjedisor mund të jetë mbipopullimi.

Në një studim të vitit 2022 botuar në revistën “Virtual Reality”, studiuesit i kërkuan pjesëmarrësve të vlerësonin kohëzgjatjen e udhëtimeve të simuluara pak a shumë të mbushura me njerëz. Ata zbuluan se udhëtimet e mbushura me shumë njerëz perceptoheshin 10 për qind më fort sesa udhëtimet me më pak njerëz rreth e rrotull, gjë që lidhej me të qenit një përvojë e pakëndshme.

Tek vonesa një rol luan edhe personaliteti. Disa tipare të tij, si ndërgjegjja e dobët, mund t’i bëjë disa njerëz të harrojnë detyrat që i kishin planifikuar përpara kohe. Një faktor tjetër që mund të ndikojë është se sa i prirur është dikush për të kryer shumë detyra.

Një hulumtim i botuar në revistën “Advances in Cognitive Psychology”, ka treguar se njerëzit që bëjnë disa detyra njëherësh, kanë më pak gjasa të mbajnë mend dhe të kryejnë detyra të tjera të planifikuara në kohë. Në mungesë të një afati, këta njerëz e humbasin shpeshherë ndjenjën e kohës.

Disa njerëz përpiqen të jenë në kohë, sepse i vonojnë qëllimisht detyrat që kanë për të bërë. “Vonesa mund të jetë një simptomë e zvarritjes. Dhe kjo e fundit është zakonisht e rrënjosur tek një marrëdhënie e vështirë emocionale ndaj detyrës”- thotë Fuskia Sirua, profesor i psikologjisë në Universitetin Durham në Angli.

Dallimi midis zvarritjes dhe vonesës, është se kjo e fundit ndikon në marrëdhënien tonë me të tjerët. Po çfarë mund të bëjnë njerëzit që vonohen vazhdimisht që të jenë të përpiktë në takime dhe të shmangin zhgënjimin e miqve dhe të dashurve? Ekspertët sugjerojnë vendosjen e alarmit në telefon.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook