Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante / Si i ndërtuan piramidat egjiptianët e lashtë?

Si i ndërtuan piramidat egjiptianët e lashtë?Foto ilustruese

Qytetërimet e lashta kanë qenë shpesh shumë më të avancuara sesa mendojnë njerëzit sot. Sepse në atë kohë janë përdorur shumë teknologji, dhe janë ndërtuar vepra inxhinierike të pabesueshme, të cilat nuk po arrijmë ende që t’i kuptojmë plotësisht.

Për shembull:Si u ndërtuan Piramidat e Gizës? Ato nuk janë vetëm një dëshmi e kulturës së lashtë egjiptiane, por edhe e zgjuarsisë së tyre të pabesueshme. Të ndërtuara rreth 4500 vjet më parë, këto varre u ngritën për të vendosur eshtrat e faraonëve të vdekur.

Pas vdekjes, një pjesë e shpirtit të faraonit mendohej se mbetej me trupin, ndaj kërkonte një kujdes të veçantë për të siguruar që sundimtari i ndjerë të mund të kryente përgjegjësitë e tij si zot në jetën e përtejme. Po ashtu, secila piramidë ishte një formë “magazinimi” pasi ato ishin të mbushura me pasuri të ndryshme që do t’i duheshin ish-sundimtarit në botën tjetër.

Piramida më e madhe dhe më e vjetër në Giza, i përket faraonit Khufu dhe është ndërtuar rreth vitit 2550 Para Erës Sonë. Vlerësohet se ajo ndërtuar duke përdorur rreth 2.3 milionë blloqe guri, ku secili peshon 2.5-15 tonë. Piramida e dytë u ndërtua nga djali i Khufu, Khafre, rreth vitit 2520 Para Erës Sonë. Piramida e tretë, më e vogla, u ndërtua nga Faraoni Menkaure rreth vitit 2490 Para Erës Sonë.

Fillimisht, secila nga piramidat ishte më e lartë sesa është sot, pasi ato kanë qenë të mbështjellë me gurë gëlqerorë të bardhë të lëmuar. Përgjatë shekujve, veshja e jashtme është hequr dhe plaçkitur, së bashku me shumicën e sendeve në varret brenda tyre.

Egjiptianët i krijuan këto monumente përmes një kombinimi të mjeteve rudimentare si thumba, litar, dru, çekiçë guri, saja, dalta prej bakri dhe sharra, si dhe me njohuritë matematikore dhe inxhinierike të kohës. Blloqet prej guri u çuan aty duke përdorur trungje druri, ndërsa muratorët u dhanë formë me daltat e tyre prej bakri.about:blank

Madje ende sot mund të shihen shenjat e tyre në disa blloqe. Po ashtu ka gjasa që egjiptianët të kenë përdorur një trampolinë për të ngritur blloqet e gurëve në pikat më të larta të piramidës. Punëtorë tërhiqnin çdo bllok mbi to duke përdorur saja, rulë dhe leva.

Një eksperiment i kryer vitin e kaluar, tregon se si një grup prej 20 punëtorësh, mund të tërhiqte lehtësisht një bllok gëlqeror prej 2 tonësh nëpër rërë duke përdorur litarë dhe një sajë.

Po ashtu e dimë me saktësi se nga janë marrë këto blloqe. Po vitin e kaluar, studiuesit gjetën prova se në kohën e ndërtimit të piramidave, një degë e lumit Nil, sot e tharë, kalonte pranë vendit të piramidave në Giza.

Kjo degë ishte një kanal jetik që i dha mundësi punëtorëve të transportonin blloqet e ndërtimit të piramidave nga guroret, të cilat gjendeshin  disa kilometra larg. Po ashtu ekzistojnë rrëfime të kohës mbi ndërtimin e piramidës së Khufu, të regjistruara nga një inspektor i rangut të mesëm i quajtur Merer.

Sipas ditarit të tij, i shkruar teksa piramida Khufu ishte drejt përfundimit, blloqet e gurit gëlqeror ishin duke u nxjerrë nga Tura, në anën e kundërt të Nilit. Më pas ato u ngarkuan në varka dhe u transportuan në kantierin e ndërtimit në një udhëtim që zgjaste 2-3 ditë.

Ne e dimë nga të dhënat historike se ndërtimi i këtyre monumenteve mori dekada. Historiani grek Herodoti shkroi se “Piramida e Madhe”, piramida e Khufu, kërkoi 20 vite punë dhe angazhimin e mbi 100.000 burrave. Por dëshmitë më të fundit, sugjerojnë se për atë punë mund të jenë nevojitur vetëm rreth 20,000 punëtorë (jo skllevër).

Tani arkeologët tani kanë gjetur vendin e disa kazermave pranë piramidës së Menkaure ku banuan punëtorët. Një tjetër element që shpesh anashkalohet, është se piramidat në Giza nuk ishin të parat e këtij lloji monumenti. Në fakt, ka piramida më të vjetra me modele të ndryshme, disa më të suksesshme se të tjerat, që tregojnë se si egjiptianët eksperimentuan dhe zhvilluan me kalimin e kohës idetë e tyre.

Përpara Piramidës së Madhe të Khufu-së, ekzistonte piramida jo shumë e madhe e faraonit Sneferu (rreth vitit 2600 Para Erës Sonë), e cila u ndërtua në Dashur, në jug të Kajros. Kjo piramidë e njohur edhe si Piramida e Përkulur, ka një formë unike pasi shtresat e poshtme u ndërtuan në një kënd prej 54-55 gradësh, por shtresat e sipërme kanë një kënd më të ulët, 43 gradë.

Mendohet se pamja e çuditshme, ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga gabimet në projektin origjinal, që e bënë atë të pasigurt në aspektin strukturor. Ajo kishte nisur të plasaritej përpara se të ishte në gjysmë të ndërtimit, gjë që i detyroi arkitektët e Sneferu të reduktonin këndin për shtresat e sipërme.

Komplote të vjetra dhe të reja

Sot dëgjojmë të gjitha llojet e pretendimeve për shkencën egjiptiane që lidhen me ndërhyrjet e alienëve apo disa teknologji sekrete të avancuara, të cilat ishin përtej çdo gjëje që mund të imagjinojmë sot. Megjithëse ide të tilla vazhdojnë të shfaqen në internet apo në dokumentaret e dyshimtë të Netflix, përkrahësit e tyre harrojnë se ato thjesht mbështetin një traditë që ka një trashëgimi të gjatë.

Në vitin 1998, politikani amerikan Ben Karson pretendoi se piramidat ishin ndërtuar nga figura biblike e Josefit për të ruajtur drithërat. Ndërsa kjo ide mund të duket qesharake, ajo i ka në fakt rrënjët tek Dhiata e Vjetër dhe u bë më e popullarizuar nga Shën Gregori i Tursit, një historian dhe peshkop i shekullit VI, që shkroi se piramidat ishin “të gjera në bazë dhe të ngushta sipër, në mënyrë që gruri të hidhet në to nga një vrimë e vogël”.

Ndërkohë ideja që alienët ndërtuan ose këshilluan ndërtimin e piramidave, daton vetëm në fundin e shekullit XIX-të dhe është pak a shumë rezultat i trillimeve fantastiko-shkencore. Në vitin 1897, HG.Wells botoi librin “Lufta e Botëve”, i cili filloi një seri librash të ngjashëm.

Në vitin 1898, astronomi dhe shkrimtari amerikan Garrett P.Servis, pretendoi se egjiptianët e lashtë ishin në të vërtetë marsianë, pra banorë nga planeti Mars. Besimi në ndërhyrjen e alienëve mbetet shumë i fortë. Shumë nga këto ide mbështeten tek pseudoarkeologjia , e cila refuzon metodologjitë shkencore, provat e pranuara dhe analizën e të dhënave në favor të tregimit selektiv për të promovuar narrativa të njëanshme.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook