Mix
Sofia Vergara befason me kombinimin: Zgjedhja e këpucëve, e papritur!
Sofia Vergara nuk ndahet kurrë prej takave të saj. Edhe në një dalje të zakonshme në rrugë, sandalet e saj do të jenë me platformë. Për këtë arsye, fansat u befasuan mjaft kur e panë këtë radhë që u shfaq në publik me atlete!
E konsideruar një nga femrat më të bukura në botë, aktorja shpesh zgjedh fustane provokuese që theksojnë figurën e saj të përsosur. Këtë radhë megjithatë, ka preferuar një stil krejt tjetër.
Në xhirimet e spektaklit “America’s Got Talent”, Vergara është shfaqur me pantallona të zeza të gjera, një bluzë me print zebre dhe një pallto me print leopardi. Kombinimin elegant e ka kompletoi me syze të zeza dhe një çantë Dior.
Zgjedhja e këpucëve sakaq, ishte surprizë më e madhe. Në vend të takave të larta, Sofia kishte veshur atlete të bardha që e kanë bërë këtë një kombinim i cili anonte tek ai sportiv dhe dukej mjaft këndshëm.