Lidhu me ne

Mix

Reporterët pa Kufij ankohen sepse nuk iu lejohet të takojnë Julian Assange në burg

Reporterët pa Kufij ankohen sepse nuk iu lejohet të takojnë Julian Assange në burg

Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufi (RSF) denoncoi të martën vendimin “absurd” të autoriteteve britanike për të mos lejuar anëtarët e saj të vizitojnë themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, i cili është burgosur për gati katër vjet në një masë sigurie maksimale në një burg jashtë Londrës, pavarësisht se kishin siguruar lejen për ta bërë këtë paraprakisht.

“Ne kishim marrë lejen zyrtare për të vizituar Julian, u konfirmua (…) por kur mbërritëm herët këtë mëngjes në burgun Belmars në Londër, zotëria në hyrje na tha se emrat tanë ishin hequr nga lista e vizitorëve”, iu tha gazetarëve Christophe Delois, sekretari i përgjithshëm i RSF.

“Ai na tha se drejtori i burgut e mori këtë vendim sepse ne jemi gazetarë”, vazhdoi z. Delois. “Ky shpjegim është absurd (…) Ne jemi këtu si përfaqësues të një organizate joqeveritare për të vizituar Julian, jo në cilësinë tonë si gazetarë.”

Shtetasi australian Julian Assange, 51 vjeç, po përballet me akuza penale në SHBA për “spiunazh” lidhur me publikimin e më shumë se 700,000 dokumenteve konfidenciale dhe të klasifikuara diplomatike dhe ushtarake amerikane, kryesisht në lidhje me luftërat e SHBA në Irak dhe Afganistan.

Pas arrestimit të tij nga policia britanike në vitin 2019, pas shtatë vitesh qëndrimi në ambasadën ekuadoriane në kryeqytetin britanik, ku u arratis në vitin 2012, Assange, i mbyllur në burgun e sigurisë maksimale në Belmars, është në pritje të rezultatit të apelit të tij për të vazhduar me ekstradimin e tij.

Përpara burgut, Christophe Delois bëri thirrje që Julian Assange të “lirohet”, ndërsa i bëri thirrje SHBA-së “t’i japë fund ndjekjeve penale”.

Sipas një përfaqësuesi të autoriteteve të burgut, vërtet dy përfaqësuesit e RSF-së nuk janë lejuar të hyjnë sepse janë gazetarë, siç parashikon “rregullorja” e burgut. I njëjti burim siguroi se “kërkesat e ardhshme” do të shqyrtohen.

“Julian ishte i mërzitur që nuk u lejua të takohej” me përfaqësuesit e Reporterëve pa Kufij, tha gruaja e tij Stella Assange, e cila mundi ta takonte.

“Vendimi i autoriteteve britanike për të bllokuar këtë takim është qesharak”, shtoi ajo, duke këmbëngulur se burgosja e tij në burgun e sigurisë maksimale “është një skandal në të gjitha nivelet”.

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore19 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook