Lidhu me ne

Radar

Karen McDougal: Kush është modelja e Playboy që përmendet në çështjen kundër Donald Trump?

Karen McDougal: Kush është modelja e Playboy që përmendet

Çështja kundër Donald Trump është përqendruar në një pagesë të bërë për yllin e filmave porno Stormy Daniels. Por, prokurori ka përmendur edhe një grua tjetër.

Sipas dokumenteve, është bërë një pagesë në emër të Trump për “Ëoman 1” – për të cilën provat sugjerojnë se është Karen McDougal. McDougal është një ish-modele e Playboy dhe ashtu si Daniels, pretendoi se kishte një lidhje me Trump.

Ajo tha se zgjati 10 muaj, por nga ana tjetër Trump e ka mohuar diçka të tillë.

Çfarë dihet për McDougal dhe përfshirjen e saj në këtë çështje?

E lindur në Gary, Indiana, përpara se të transferohej në Michigan kur ishte fëmijë, McDougal filloi fillimisht të modelonte në të 20-at e saj. Ajo iu bashkua Playboy-t ku më pas fitoi një çmim në 1998 dhe doli e dyta pas Pamela Anderson.

Më vonë ajo punoi si modele, duke u bërë gruaja e parë që u shfaq në kopertinën e revistës Men’s Fitness në 1999. Ajo u shfaq gjithashtu në reklama televizive dhe në role të vogla aktrimi, si te filmi i vitit 2000 Charlie’s Angels.

Në vitin 2006, revista Neë Yorker raportoi se sipas  McDougal, ajo u takua me Trump në rezidencën Playboy në Los Anxhelos, ku ai po regjistronte një episod të The Apprentice.

Ajo më vonë shkroi se Trump, i cili ishte i martuar në atë kohë, “menjëherë më pëlqeu, vazhdoi të fliste me mua duke më thënë se sa e bukur isha, etj”. McDougal pretendon se ajo dhe Trump kishin një lidhje 10-mujore dhe ata u takuan për të paktën për 5 muaj.

Në vitin 2016, në prag të zgjedhjeve presidenciale, McDougal nënshkroi një marrëveshje me vlerë 150,000 dollarë për të treguar historinë e saj ekskluzivisht për gazetën tabloid, National Enquirer.

Marrëveshja e ndalonte atë të fliste publikisht për aferën e supozuar. Megjithatë, artikulli nuk u publikua kurrë dhe McDougal këmbëngul se ajo u mashtrua në mënyrë që të heshtte dhe të mos tregonte asgjë për marrëdhënien.

Në vitin 2021, Komisioni Federal i Zgjedhjeve të SHBA-së, i cili është përgjegjës për zbatimin e ligjit për financimin e fushatës, zbuloi se botuesi i Enquirer ka shkelur ligjet zgjedhore duke paguar për të drejtat e historisë së McDougal dhe duke mos e publikuar kurrë atë.

Ai zbuloi se paratë, të cilat i ishin paguar  McDougal gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, përbënin një kontribut të paligjshëm për fushatën. National Enquirer u gjobit me 187,500 dollarë.

Sipas faqes së saj të internetit, zonja McDougal tani e përshkruan veten si modele, kolumniste, avokate dhe zëdhënëse.

Në vitin 2018, ajo i kërkoi falje publike gruas së Trump, Melani, për lidhjen e supozuar, duke thënë: “Më vjen keq. Nuk do të doja që kjo të më ndodhte mua”.

“E di që është gabim”, tha ajo. “Më vjen shumë keq për këtë. E di që është një gjë e gabuar ta bësh.”

Trump gjithmonë ka mohuar  se ka pasur lidhje me McDougal. Aktakuza me të cilën po përballet Trump synon vetëm pagesën e parave ndaj Stormy Daniels.

Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat në aktakuzë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook