Radar
Becchetti fitoi gjyqin, Rama injoron gjobën e majme: Kështu del para çdo fushate

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës së arbitrazhit e cila i vendosi ultimatum Shqipërisë, për të paguar 110 milionë euro ndaj biznesmenit Francesco Becchetti.
Në një postim në Twitter, Rama ka anashkaluar faktin se Shqipëria duhet të paguajë një gjobë të majme dhe ia ka atribuar “fajin” fushatës zgjedhore.
Teksa e quan Becchettin një mashtrues të dënuar me 16 vite burg, kryeministrit thotë se çështja del gjithmonë para fushatës e kështu do të vijojë të ndodhë edhe në vazhdim.
“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!”, shkruan Rama në Twitter.
Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2023