Lidhu me ne

Mix

Lewis Capaldi mendon largimin nga muzika

Koncerti i këngëtarit skocez Lewis Capaldi në Frankfurt ka nxitur shqetësim për të gjithë fansat që e shoqëruan në kryeqytetin gjerman.

Artisti u prek në mes të koncertit nga një sërë lëvizjesh  që nuk mundi t’i kontrollonte, për shkak të sindromës Tourett që vuan dhe që e penguan të vazhdonte me këngën e tij të famshme “Someone You Loved”. , gjë që bëri që 15,000 fansat që ishin aty  ta përfundonin këngën vetë. Muzikanti komentoi se nëse gjendja e tij përkeqësohet, do të duhet të heqë dorë nga muzika, pasi nuk dëshiron që performancat e tij të duken keq. “Është vetëm bërja e muzikës që ma bën këtë, përndryshe mund të jem mirë me muaj të tërë. Është një situatë e çuditshme”, tha Lewis për The Times. “Për momentin, ia vlen , por nëse arrin në një pikë ku po i bëj dëm të pariparueshëm vetes, do të heq dorë.

Çfarë është sindroma Tourette?

Sindroma Gilles de la Tourette është një çrregullim neurologjik që manifestohet fillimisht në fëmijëri ose adoleshencë, para moshës 18 vjeç. Sindroma Tourette karakterizohet nga shumë tike motorike dhe fonike që zgjasin më shumë se një vit. Në përgjithësi, simptomat e para janë lëvizjet e pavullnetshme (tikat) e fytyrës, krahëve, gjymtyrëve. Këto tike janë të shpeshta, të përsëritura dhe të shpejta.

Këto tike të pavullnetshme mund të jenë gjithashtu të ndërlikuara dhe të përfshijnë të gjithë trupin. Shumë njerëz raportojnë se ndjejnë ato që përshkruhen si nxitje paraprake: dëshira për të kryer një aktivitet motorik. Mund të ndodhin gjithashtu simptoma të tjera, të tilla si përkëdheljet, mendimet dhe lëvizjet e përsëritura dhe shqetësimet obsesive.

Ka edhe tike vokale. Këto tike zakonisht ndodhin së bashku me lëvizjet.Ato mund të shprehen gjithashtu si koprolalia (përdorimi i pavullnetshëm i fjalëve të turpshme ose fjalëve dhe frazave të papërshtatshme).

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook