Lidhu me ne

Mix

Nostalgjia dhe fuqia e saj mbrojtëse

Fuqia mbrojtëse e nostalgjisë

Fuqia mbrojtëse e nostalgjisë

Nga Arthur C. Brooks

Që nga fillimet e lidhjes sonë në mesin e të 20-tave, gruaja ime ka mësuar vendndodhjen e një vendi mistik të quajtur Lincoln City. Është një qytet modest në bregun qendror të Oregonit, por për mua, ai mban një mit të ngjashëm me Shangri-la.

Lincoln City është vendi ku kaloja një javë të lumtur çdo vit kur isha i vogël, duke peshkuar pranë skelës, dhe duke luajtur me shkrepse në vatrën e zjarrit jashtë shtëpisë-kamping të tezes sime. Ato janë kujtimet më të lumtura të fëmijërisë sime. Kështu, duke pasur shumë pritshmëri, jo shumë kohë pasi u martova, e çova gruan time për të vizituar vendin që sipas meje është më i miri në botë.

Për mua ishte ende po i aq i magjishëm sa e kujtoja. Për të, jo dhe aq. Në atë kohë ajo ishte muajt e fundit të shtatzënisë, dhe nuk mund të duronte erën e rëndë të peshqve të ngordhur. Duke qenë se është më origjinë nga brigjet e ngrohta të Mesdheut, nuk duhet të isha çuditur që ajo e kaloi fundjavën e mbyllur në dhomën tonë në një motel për të shmangur erën kutërbuese.

Që nga ajo kohë ajo e ka konsideruar Lincoln City si një defekt në matricën time psikologjike. Një dashuri e pashpjegueshme, thuajse patologjike, pa asnjë bazë në realitet.

Normalisht, vlerësimet e mia për një vend apo përvojë ndryshojnë pak ose aspak nga ato të gruas sime.

Nëse ajo urren një festë, ndoshta e urrej edhe unë. Në këtë rast, perceptimet tona tejet të ndryshme për Lincoln City mund të shpjegohen me një nga ndjenjat më të çuditshme dhe më të fuqishme që zotërojnë njerëzit:nostalgjinë.

Kjo përzierje e kujtesës, emocionit dhe dëshirës mund të shtrembërojë perceptimet dhe gjykimet tona, duke e kthyer edhe dhimbjen në kënaqësi. Apo erën e peshkut të ngordhur nëparfumin francez më të ëmbël. Dhe kjo i jep asaj një fuqi unike për të luftuar palumturinë.

Psikologët e kanë përcaktuar nostalgjinë si një emocion të vetëdijshëm, social, të hidhur, por kryesisht pozitiv. Ajo zhvillohet nga kujtimet e lumtura, të përziera me dëshirën për të kaluarën dhe marrëdhëniet e ngushta që kishim në atë kohë. Shpeshherë nostalgjia përfshin stimuj ndijorë.

Për shembull, aroma e gjetheve të vjeshtës mund të provokojë një dëshirë të madhe për shtëpinë tuaj të fëmijërisë. Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se nostalgjia është një dukuri konjitive komplekse që përfshin shumë pjesë të trurit, përfshirë disa që lidhen me vetë-reflektimin, kujtesën autobiografike, rregullimin emocional dhe përpunimin e shpërblimeve.

Gati të gjithë njerëzit përjetojnë nostalgji, edhe pse objekti i saj priret të ndryshojë gjatë gjithë jetës. Një sondazh i kryer nga psikologia Krystine Irene Batcho, zbuloi se të rinjtë ndjenin më shumë nostalgji për kafshët shtëpiake, lodrat dhe pushimet sesa të moshuarit, të cilët e ndjenin më fort muzikën.

Siç ka shkruar kolegia ime Julie Beck, kur u përcaktua për herë të parë në fundin e shekullit XVII-të nostalgjia cilësohej si një sëmundje emocionale. Dhe më e rëndësishmja:Ajo ndodh shpesh kur njerëzit përjetojnë një humor negativ ose kanë përvoja të këqija. Siç zbuluan studiuesit në vitin 2008, një arsye mund të jetë vetmia. Një tjetër është moti i keq. Apo njëkëngë e caktuar.

Megjithatë, pavarësisht lidhjes së saj me emocionet negative, nostalgjia nuk shkakton apo e përkeqëson palumturinë. Përkundrazi, ajo është një përgjigje mbrojtëse ndaj saj, dhe sjell lehtësim nga një gjendje psikologjike negative. Duke pasur parasysh përfitimet prej saj, ja cilat janë 3 mënyrat sesi mund ta përdorim atë me efikasitet kundër humorit të keq:

1. Mbani me vete një foto apo objekt që ju kujton vendin tuaj të lumtur

Mendoni për kujtimin e një vendi dhe një kohe specifike që ju jep një ndjenjë ngrohtësie, qëmund ta ndërmendni në momentet e stresit. Pastaj gjeni një foto apo objekt që ju kujton atë vend dhe mbajeni pranë. Ndoshta është një këngë e ruajtur në telefonin tuaj apo një foto juaja si fëmijë ulur në prehrin e gjyshes. Ose nëse është e mundur, gjeni diçka që mban një erë që e stimulon nostalgjinë. Studiuesit kanë zbuluar se nostalgjia e shkaktuar nga aroma mund të jetë veçanërisht efektive në rritjen e lumturisë, vetëvlerësimit, optimizmit dhe lidhjes sociale.

2. Parashikoni kujtimet tuaja

Kur mendoni për kujtimet që nxitin tek ju nostalgjinë, ato ndoshta perceptohen si diçka fatlume. Por kujtimet tuaja nostalgjike mund të kenë të njëjtin efekt edhe nëse prodhohenqëllimisht. Në një studim të vitit 2019, studiuesit raportuan se kur njerëzit prisnin të ndjeheshin nostalgjikë për një përvojë aktuale, ata kishin më shumë gjasa ta përjetonin atë nostalgji më vonë, dhe të kishin një nxitje korresponduese në ndjenjat e tyre të lidhjes sociale dhe ndjenjën e kuptimit.

3. Ndërtoni tradita

Një studiues shkroi në vitin 2021 në “Harvard Business Review” se nostalgjia mund të ndihmojë në ndërtimin e lidhjeve të forta në komunitete. Unë e kam parë vetë që ndodhë kjo gjë. Gjatë leksioneve që jap në Harvard, flas rregullisht në takimet e të diplomuarve, përfshirë edhe pensionistët që kanë mbaruar shkollën e biznesit 60 dhe madje 70 vjet më parë.

Pjesëmarrësit gëzohen shumë duke parë shokët e tyre të klasës, dhe duke kujtuar kohët e tyre të vjetra të kaluara së bashku. Edhe ju mund të krijoni më shumë nga këto lidhje të forta në familjet tona, grupet e miqve dhe vendet e punës duke krijuar tradita dhe rituale dhe duke i kujtuar ato me kalimin e viteve.

/ The Atlantic

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 minuta më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix13 minuta më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore1 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Facebook