Lidhu me ne

Radar

1.6 miliard euro para të pista u betonizuan në Tiranë, aty ku çmimet e apartamenteve janë më të shtrenjta pas Parisit dhe Beogradit

Konfiskohen 15 kulla, Rama shpjegon se për çfarë do të përdoren

Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas Beogradit e Parisit, sa i përket vlerësimit të fuqisë blerës. Që io të thotë çmimi i apartamenteve për metër katror dhe të ardhurat mesatare të qytetarëve.

qytete këto ku për përballimin e blerjes së një apartamenti  nevojiten disa muaj më  shumë punë. Ndërkohë, që në qytete si Brukseli apo Dubai, me llogaritë e sotme duhen 4 deri në 7 vite punë. Kreditë e buta që japin bashkitë, shihen si mundësi  të mira, por ato prekin një numër shumë të ulët familjesh.

Ndërtuesi Hajredin Fratari deklaroi: “I bëj thirrje bankave të jenë më të hapura. Të japin kredinë në masën 100%, dhe jo 80%, sepse çmimi i tullës ngrihet dhe bankat janë të sigurta në këtë aspekt. Shqiptari ngelet pa bukë, por këstin e bankës e paguan, sepse do që të ketë shtëpinë e vetë, ndërsa në Gjermani e Danimarkë 26 % e njerëzve ka banesën e vet”, tha ai në emisionin “Money”, në Euronews Albania këtë të shtunë, teksa u diskutua edhe rritja e çmimeve për të blerë një apartament.

Ndërkohë që ekonomisti Pano Soko tha se një familje pagë mesatare 53 mijë lekë nuk mund blejë apartamente me çmim deri në 2 mijë metra katrorë.

“Një vend me pagë mesatare neto 53 mijë lekë, nuk përballon dot një çmim deri në 2000 euro m2 dhe nëse ti heq paranë e pistë nga ekuacioni, do të përshtatet me këtë realitet të ri dhe tregu shkon tek paga 500 euro, dhe tregu shkon në ekuilibrin e vet natyror”, tha Soko.

Ndërtimet në Tiranë ishin tema e diskutuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku veç të tjerave u fol edhe për paratë që janë përdorur për ndërtimet e shumta, ku ka rezultuar se 1.6 miliardë euro të përdorura në këtë sektorë kanë qenë para të pista.

Ndërtuesi pa mjete monetare merr lejen e ndërtimit të një pallati. Sipërfaqja mesatare e një pallati është 30.000 metra katrorë. Çmimi real që ndërtuesi përllogarit, bazuar mbi kostot e ndërtimit dhe marzhin e fitimit që kërkon, është 800 euro, ndërsa çmimi fiktiv që vendoset për të pastruar paratë është 1500 euro. Kompania deklaron të ardhurat nga shitja e apartamenteve me çmim fiktiv. Diferenca midis çmimit real dhe çmimit fiktiv është 700 euro. Për 30 mijë metra katrorë, pastrohen në ekonomi 21 milionë euro të gjeneruara nga aktivitete e jashtëligjshme, për të cilat paguhet tatim-fitimi 15%. Në këtë mënyrë, kosto e pastrimit të parave për metër katror është 100 euro (21 mln*0.15/30 000), të cilat i shtohen çmimit real.

“Nëse i referohemi statistikave të INSTAT, në 2022-shin tregu i pasurive të paluajtshme është në nivelin e 1.1 mld eurove, ndërkohë që në 2021-shin ka qenë në 950 mln euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte për 2022-shin janë në nivelin e 300 mln eurove në pasuritë e paluajtshme, pra kanë qenë 190 mln euro me një rritje deri në 60% gjatë një viti”, -tha Reinaldo Pipiria, drejtor ekzekutiv i shoqatës Narea.

1.6 miliardë euro në para të pista janë pastruar nëpërmjet sektorit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, gjatë viteve 2017-2019. Sipas bilanceve të disa kompanive të ndërtimit, të ardhurat ishin minimale, dhe nuk kishin prona apo kredi që mund t’i lejonin që të kryenin investime të tilla.

Ndërtuesit, të cilët janë më pranë klientëve të tyre, thonë se cikli i biznesit të ndërtimit zhvillohet për arsye se interesi për blerje banese është i lartë sot për sot. Duke hequr pjesën e rindërtimit pas tërmetit 2019, i cili është pjesë e një politike që e ka marrë përsipër qeveria, çdo tokë tjetër ku janë hedhur themele është një marrëdhënie private, zakonisht tripalëshe mes pronarit-ndërtuesit dhe blerësve. Me këtë interes, edhe pronarët e tokave, kur japin vendin për ndërtim, shesin shtrenjtë.

“Ka rritje efektive të çmimeve, por edhe ato kane motivet e tyre përkatëse. Para 20 vitesh në Tiranë kush ndërtonte, e merrte tokën nga pronari i truallit 25%. Sot nuk të jep asnjë pronar nën 45%. Efektivisht, nëse ndërton 1000 m2, gati 500 m2 do t’ja japësh pronarit të truallit. Një tokë ka çmimin e vet. Është 300 euro/m2. Pronari merr 7-fish dhe kurrkush nuk merret me pronarin por me ndërtuesin”, -tha Luigj Aleksi, president i shoqatës së ndërtuesve.

“Unë shoh një fenomen. Tirana me të vërtetë po boshatiset, por ata njerëz që ikin, mendojnë që në pleqëri të kenë një apartament këtu. Unë shoh shumë nga këta djemtë e Londrës. Nuk flas në aspektin negativ. I kanë blerë apartamentet me llogari bankare duke bërë transferta nga Londra. Unë kam disa kontrata që janë përkthyer, dhe banka bën transaksionin nga jashtë”, – tha ndërtuesi Hajredin Fratari.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Mix6 orë më herët

Oscar 2025: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet e ceremonisë së 97-të të Academy Awards janë njoftuar të enjten duke shënuar një ditë të madhe për “Emilia...

Mix6 orë më herët

“Emision për katunarë”, Fero komenton Big Brother

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera...

Mix6 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Arsyeja pse është e mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj!

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Jo vetëm...

Mix7 orë më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix7 orë më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix7 orë më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar7 orë më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar7 orë më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix7 orë më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Facebook