Lidhu me ne

Mix

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis do dhurojnë gjithë pasurinë për bamirësi: Asgjë për fëmijët e tyre

Nëse do ishit fëmija i dy mega yjeve të famshëm të Hollywoodit, mendoni se ato do kishin vënë në vijë pasurinë tuaj gjithë jetën, apo jo?

Epo, kjo nuk vlen për fëmijët e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis.

Sipas disa raporteve, çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku, thuhet se kanë një pasuri prej 275 milionë dollarësh.

Megjithatë, duke folur në podcastin Dax Shepard, Kutcher u ndal te prindërimi dhe planet e tyre për të ardhmen. Ai pranoi se duke qenë një çift i famshëm, është e rëndësishme të sigurohen që fëmijët e tyre të mbështeten te vetja dhe jo të jenë të llastuar.



Dhe 45-vjeçari tha se ata planifikonin ta dhuronin pasurinë e tyre për bamirësi.

“Unë nuk kam ndërmend tu jap siguri monetare fëmijëve. Ne do t’i japim paratë tona për bamirësi dhe gjëra të ndryshme. Shpresojmë se fëmijët të motivohen të marrin vetë atë që duan. Fëmijët e mi po jetojnë një jetë vërtet të privilegjuar dhe ata as nuk e dinë këtë. Dhe nuk do ta dinë kurrë.”

Megjithatë, Kutcher tha se ai do të ishte i gatshëm t’i ndihmonte fëmijët e tij financiarisht për ndonjë mundësi biznesi.

“Nëse fëmijët e mi duan të fillojnë një biznes dhe kanë një plan të mirë biznesi, unë do të investoj në të”, shtoi ai.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis vijnë nga familje modeste dhe kanë punuar për të kapur majat.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook