Lidhu me ne

Mix

10 burime të pazakonta të kalciumit, për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme

Dozat aq të nevojshme të kalciumit, i janë atribuar gjithmonë produkteve të bulmetit jo vetëm në Shqipëri. Megjithatë, gjithkush mund t’i gëzohet një sërë alternativave të tjera të shëndetshme të produkteve jo bulmetore dhe jo shtazore që kanë doza të larta kalciumi. Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalcium në ditë (rreth tre gota qumësht në ditë) për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme. Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb për ushqimet që duhet të konsumoni për të përfituar dozën e nevojshme ditore të kalciumit.

1. Lakrat e Egra. Dy filxhanë me gjethet e lakrave të egra përmbajnë 188 miligramë kalcium. Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo. Sido që t’i konsumosh trupi merr të njëjtin nivel vlerash ushqimore. Produkte të tjera janë finoku, brokoli dhe artiçoka. Një lugë me fara finoku përmban 59 miligramë kalcium. Një copë brokoli i pagatuar përmban 71 miligramë kalcium. Një artiçokë e mesme përmban 25 miligramë kalcium.

2. Patatet e ëmbla. Një filxhan me patate të ëmbla përmban 65 miligramë kalcium. Patatet e ëmbla janë burim i pasur me potas si edhe vitaminëA dhe C.

3. Fiqtë. Nëse ha tre fiq ke përfituar 50 miligramë kalcium. Mënyrat e të shijuarit të fikut janë të panumërta: të kombinohen me drithëra, në sallata, ëmbëlsira apo thjesht si frut. Fiqtë e thatë mund të ruhen deri në dy vjet.

4. Salmoni. Nëse konsumoni 100 gramë salmon keni përfituar 180 miligramë kalcium. Nëse salmoni është së bashku me kockat e zbutura që janë të ngrënshme niveli i kalciumit është akoma më i lartë.

5. Sardelet. 100 gramë sardele është e barazvlefshme me 888 miligramë kalcium. Sardelet, ashtu si edhe salmoni janë të pasur me yndyrna të shëndetshme dhe Omega 3.

6. Farat e susamit. Një lugë me fara susami përmban 100 miligramë kalcium. Këto fara i japin gatimeve shumë shije dhe vlera ushqimore.

7. Tofu. I quajtur shpesh si “djathi vegjetarian”, është një alternativë e produkteve shtazore. 115 gramë tofu përmban të njëjtën sasi kalciumi sa edhe qumështi

8. Fasulet e bardha. Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalciumi dhe hekuri. Një filxhan fasule përmban 191 miligramë kalcium. Fasulet e zeza janë të mbushura gjithashtu me kalcium, potas etj. Një gjysëm filxhani me këto fasule përmban 185 miligramë kalcium.

9. Bajamet. Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës. Rreth 20 bajame përmbajnë 72 miligramë kalcium. Bajamet janë gjithashtu të pasura me potas, vitaminë E dhe hekur.

10. Portokallet. Ky frut i magjishëm është plot me vitaminë C dhe kalcium. Një kokërr portokall përmban 65 miligramë kalcium. Kalciumi është një nga mineralet më të nëvojshme për trupin e njeriut. Përveç vlerave të pamohueshme për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, kalciumi mban enët e gjakut të shëndetshme dhe rregullon tensionin e gjakut.

/AgroWeb.org/

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook