Lidhu me ne

Radar

Radhë ‘kilometrike’ për abone përballë QSUT, prova pse Këlliçi ka të drejtë

Radhë ‘kilometrike’ për abone përballë QSUT,

Abonetë e studentëve dhe qytetarëve kanë qenë vazhdimisht problematikë për kryeqytetin.

Ashtu sikurse tregon edhe fotoja më poshtë, abonetë mbajnë ‘peng’ studentët dhe qytetarët duke i detyruar të presin me orë të tëra, në radhë të gjata përballë QSUT, e shpesh rezulton që të mos e marrin pavarësisht pritjes.

Radhë ‘kilometrike’ për abone përballë QSUT,

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, Belind Këlliçi shpalosi pak ditë më parë planin e tij për kryeqytetin, ku ndër të tjera premtoi transport falas për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Transporti publik falas është i mundur. Kjo ka të bëjë me njerëzit, me 200 mijë qytetarët e Tiranës që janë më në nevojë. Transporti publik falas kushton 16.5 mln euro, kaq barrë është për Bashkinë, është vetëm 6.8 përqind e buxhetit”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi shtoi se me këtë ndërhyrje, Bashkia do të kursejë për një çift normal që merr transportin urban, të paktën 85 mijë lekë të vjetra në muaj. E po ashtu, do t’i kursente qytetarëve radhët e gjata dhe nuk do t’i detyronte studentët të linin orët e mësimit për një abone.

Plani i Këlliçit, ndër të tjera do të jepte edhe efekte edhe mbi trafikun, që në Tiranë është jashtëzakonisht i rënduar dhe shkakton një ndotje të lartë të ajrit.

Veliaj “i zënë ngushtë”

Plani i ofruar nga Këlliçi për qytetarët e Tiranës, duket se ka kapur në “flagrancë” Erion Veliajn, i cili nuk e fsheh asnjëherë dashurinë e madhe për pemët, por jo për transportin kaotik publik.

Kryebashkiaku socialist i Tiranës, në një lidhje për Top News, e quajti “imagjinatë” planin e Këlliçit, me pretendimin se një gjë e tille do t’i kushtonte shumë punë Bashkisë së Tiranës dhe se është një plan që s’është provuar shkencërisht që funskionon.

“Është mëse normale që, kur një kandidat e di që nuk do të fitojë, mund t’i bëjë edhe avionët falas, edhe trenat falas. Ne e kishim një tram imagjinar në Tiranë. Transporti publik falas është një projekt që e kemi pasur prej vitesh në diskutim, me specialistët gjermanë dhe me ish-drejtuesin e Transportit Publik në Londër, pra jemi konsultuar me të më mirët. Por, sot kemi një situatë ku kosto që do të duhej është midis 94 dhe 114 milionë euro. I bie që Bashkia e Tiranës, në tre vitet ardhshme, të mos bëjë asnjë punë: asnjë kopsht, asnjë çerdhe, asnjë rrugë, asnjë park, asnjë pemë, asnjë varrezë, asnjë investim publik, për diçka që në fakt është provuar shkencërisht që nuk funksionon”, tha Veliaj.

Po ashtu, Erioni dhe makineria e tij propagandistike pezantuan Linjën e SHpejtë të Autobusëve në Tiranë ose “Bus Rapid Transit”, i cili do të prekë linjat kryesore të qytetit, si Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe linjën e Tiranës së Re.

Vendet me transport publik falas

Pavarësisht se Veliaj zgjedh të thotë se plani në fjalë është i paprovuar shkencërisht, ka plot vende në botë që e zbatojnë.

Më shumë se 50 qytete dhe qyteza në Evropë kanë prezantuar tani transportin publik falas, duke përmendur ambiciet klimatike dhe barazinë sociale si motivuesit kryesorë të tyre.

Premisa është e thjeshtë: qytetarët marrin akses të pakufizuar falas në transportin publik për të bërë udhëtimet e tyre të përditshme, një ide që Ëojciech Kebloëski, një studiues në Vrije Universiteit Brussel dhe Université Libre de Bruxelles, e krahason me aksesin në parqe publike.

Kryeqyteti i Estonisë, Talini, dhe Luksemburgu janë pionierë në Evropë për heqjen e tarifave të transportit në një shkallë relativisht të madhe – respektivisht në nivel qyteti dhe në mbarë vendin.

Po ashtu, transporti publik është falas edhe në: Chambly, Canada; Avesta, Sweden; Dewsbury, UK; Perth, Australia; Clemson, SHBA; Samokov, Bullgari; Mariehamn, Finland.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook