Lidhu me ne

Mix

Si vdiq Pablo Escobar ? Kush e vrau ?

Kush e vrau Pablo Eskobar?Foto ilustruese

Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjithë botën në dhjetorin e vitit 1993. Për vite me radhë, kolumbiani i famshëm kishte bërë shumë armiq që donin të shkatërronin kartelin e tij të drogës. Këtu përfshihej policia vendase, një kartel rival dhe siç spekulojnë disa edhe disa pjesëtarë të qeverisë amerikane.

Kur ndodhi vdekja e tij pas një përleshje me armë zjarri, raporti zyrtar thoshte se eliminimi kishte ndodhur nga policia kolumbiane. Megjithatë, në 3 dekadat e fundit kanë qarkulluar shumë teori se kush ka qenë vërtetë përgjegjës për vdekjen e Pablo Eskobar.

Eskobar ishte bosi më i pasur i drogës në histori. Karteli i tij Medelin, dërgoi tonelata kokainë në SHBA dhe Evropë, dhe ia vetë u bë një ndër njerëzit më të pasur në botë. Kartelet rivale ishin të pamëshirshme dhe betejat e tyre të përgjakshme në vendet publike bënë që Kolumbia të quhej “kryeqyteti i vrasjeve”.

Për më shumë se 5 vjet, Karteli Medelin ishte në një luftë të hapur me qeverinë, e cila shkaktoi vdekjen e mijëra njerëzve, ndoshta deri në 50.000. Këtu përfshiheshin gazetarë, liderë të së majtës, ministra të drejtësisë dhe 4 kandidatë presidencialë. Po ashtu Eskobar kërkohej nga drejtësia edhe për hedhjen në erë të një avioni kolumbian që shkaktoi vdekjen e 110 personave në vitin 1989, përfshirë 2 shtetas amerikanë.

Kush e vrau Pablo Eskobar?

Në qershorin e vitit 1991, Eskobar iu dorëzua autoriteteve në bazë të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, që synonte t’i jepte fund luftës midis kartelit të tij dhe qeverisë kolumbiane. Ai u ndalua dhe u dërgua në burgun luksoz “La Catedral”, të cilin e kishte projektuar vetë.

Aty brenda kishte një fushë futbolli dhe një palestër, dhe ai i kishte zgjedhur vetë rojet. Në “burgun” luksoz, Escobar u lejua të përdorte një celular dhe një kompjuter, duke i dhënë mundësinë të vazhdonte të drejtonte biznesin e tij të drogës.

Në korrik 1992, autoritetet kolumbiane u përpoqën ta dërgonin Eskobar në një burg të rregullt pasi ai vrau 2 anëtarë të kartelit. Por Pablo mundi të arratisej dhe qëndroi kështu për 16 muaj. Eskobar ishte në gjendje t’u shmangej shumë e shumë njerëzve që e kërkonin.

Një nga organizatat që kishte në shënjestër Eskobar ishte Blloku i Kërkimit, një njësi speciale e policisë e krijuar në vitin 1986 nga presidenti i atëhershëm i Kolumbisë, Virgjilio Barko. Njësia kishte për detyrë të gjente Eskobar dhe kartelin e tij.

Kush e vrau Pablo Eskobar?

Blloku i Kërkimit mori ndihmë nga shumë agjenci amerikane, përfshirë inteligjencën e ushtrisë amerikane, forcat speciale, agjentët e CIA-s dhe ata të DEA-s. Ata kontrolluan shumë nga pronat e Escobarit, por ai ishte gjithmonë në gjendje që t’i shpëtonte operacioneve të tyre.

Megjithatë, më 2 dhjetor 1993, vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 44-të, streha e Escobar u gjet nga Blloku i Kërkimit në lagjen Los Olivos. Ata kishin përgjuar një telefonatë që ai i kishte bërë djalit të tij. Ndërsa anëtarët e bllokut të kërkimit rrethuan shtëpinë, Eskobar u përpoq të arratisej.

Ai dhe një nga truprojat e tij u përpoqën të zvarriteshin nga dritarja e pasme e shtëpisë dhe të vraponin përtej çatisë. “Isha duke punuar kur dëgjova disa të bërtitura në rrugë. Dhe e kuptova se një burrë i shëndoshë dhe pa këmishë po ecte në çatinë e shtëpisë përballë”- tha një dëshmitar i paidentifikuar.

Në atë moment, burri kërceu mbi një çati tjetër të shtëpisë dhe në atë moment pati një shkëmbim të madh zjarri”- vazhdon ai rrëfimin. Ndërsa Eskobar dhe truproja e tij i rezistuan arrestimit, shumë shpejt u zhvillua një betejë e madhe me armë zjarri. Të dy burrat gjetën vdekjen në atë çati.

Eskobar u godit në gjoks dhe në këmbë, por ishte plumbi që e goditi pas veshit të djathtë, ai që i mori jetën. Blloku i Kërkimit mori përgjegjësinë për vdekjen e Pablo Eskobar, duke e kapur momentin në një foto tashmë të famshme që tregon disa oficerë duke pozuar me trupin e pajetë të Eskobar.

Megjithatë, ka disa njerëz që besojnë se dikush tjetër mund të ketë qenë përgjegjës për vdekjen e Pablo Eskobar. Ndërsa Eskobar dhe karteli i tij ishin në luftë me qeverinë kolumbiane, ata kishin krijuar shumë armiq edhe në vende të tjera.

Kush e vrau Pablo Eskobar?

E përbërë kryesisht nga trafikantët rivalë të drogës dhe forca paraushtarake, një organizatë e quajtur Njerëzit e Persekutuar nga Pablo Eskobar, ose Los Pepes, u formua në vitin 1993, duke e përfshirë kartelin Medelin në një luftë në shkallë të vogël.

Mark Bouden, autor i librit “Vrasja e Pablos”, shkroi se Los Pepes ishin “disa të jashtëligjshëm që nuk e kishin problem të kalonin linjat e ligjshmërisë dhe moralit, që

Pablo i injoroi me aq elegancë”. Ka shumë të ngjarë që financimi për ngritjen e organizatës të ketë ardhur nga rivali i kartelit Medelin, karteli Kali, dhe Los Pepes ishin të lumtur të pranonin dhe punonin gjithashtu me informacionin e dhënë prej tyre.

Afër kohës së vdekjes së Pablo Eskobar, nuk mungonin aktet e dhunës midis Los Pepes dhe Kartelit Medelin. Në fillim të vitit 1993, kishte deri në 6 vrasje në ditë. Disa godina u shkatërruan dhe sulmet me bomba u bënë të shpeshta në lagjet urbane teksa dy rivalët sulmuan njëri-tjetrin.

Figura qendrore e Los Pepes, Don Berna, deklaroi se në kohën e vdekjes së Pablo Eskobar, anëtarë të Los Pepes ishin gjithashtu të pranishëm në mesin e oficerëve të Bllokut të Kërkimit. Berna tha se ishte vëllai i tij, Rodolfo, i cili ishte përgjegjës për të shtënën e fundit që vrau Eskobar.

Edhe pse pretendimi i tij nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht, ka pasur një rrëfim të bërë nga një ish-pjesëtar paraushtarak që e mbështeti deklaratën e Bernës. “Kishte një marrëveshje midis tyre sepse Eskobar ishte një armik i përbashkët”- tha anëtari i organizatës paraushtarake.

Megjithatë, bashkëthemeluesi i Los Pepes, Fidel Kastan, e mohoi se kjo organizatë ishte e përfshirë në vdekjen e Escobar. Në deklaratën e tij, ai tha se përgjegjëse për vrasjen e bosit të drogës ishte policia. Por a mos e shkaktoi vetë Pablo Eskobar vdekjen e tij?

Kush e vrau Pablo Eskobar?

Një tjetër person i dyshuar për vdekjen e Pablo Eskobar është vetë Eskobar. Djali i tij, Huan Pablo Eskobar Henao (tani i njohur si Sebastia Marrokin) nuk ka dyshime se babai i tij vrau veten. Sipas Marrokin, i ati i thoshte shpesh se më mirë preferonte të qëllonte veten në veshin e djathtë sesa të kapej i gjallë.

Dhe Marrokin nuk është i vetmi që e beson këtë variant. Edhe anëtarët e tjerë të familjes Eskobar duket se janë dakord me këtë pretendim. Dhe provat që ata ofrojnë përfshijnë pistoletën e tij Sig Sauer qa u gjet pranë trupit të tij në çatinë ku u qëllua. Ata thonë se ai e përdori atë për të qëlluar veten. Nëna dhe e veja e Eskobar urdhëruan zhvarrosjen e trupit të tij në vitin 2006. Ato pretendonin se gjatë ekzaminimit u konstatua se natyra e plagës në kokën e Eskobar, tregonte se ai ishte vetëvrarë.

Megjithatë, disa janë skeptikë ndaj kësaj teorie. Shumë besojnë se nëse Eskobar do të kishte qëlluar vërtet mbi veten me pistoletën e tij, do të kishin mbetur shenja baruti në fytyrën e tij. Ndërsa fotot e autopsisë nuk tregojnë shenja të dukshme të shenjave të barutit në lëkurën e tij. Kushdo që ishte vërtet përgjegjës për vdekjen e Pablo Eskobar, mund të mos zbulohet kurrë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix12 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar13 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar13 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore13 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar13 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix14 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix15 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix15 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix15 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook