Lidhu me ne

Radar

Godole ‘braktis’ Alibeajn: E pandershme të mbahet vula, t’i jepet asaj që duan demokratët!

Godole ‘braktis’ Alibeajn: E pandershme të mbahet vula,

Anëtarja e Kryesisë së PD, Anila Godole, njëherazi akademike dhe pedagoge ka folur në lidhje me kandidaturat e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të 14 majit.

E ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, Godole ka sjellë në vëmendje faktin e asaj që ndodhi në mbledhjen e gjatë të Kryesisë sw organizuar nga pala ALibeaj ku u vendos që të kandidonin 20 kandidatë.

Ajo shprehu mosdakordësinë e saj, duke thene se do kishte dashur që të ishin 61 emra, ose përndryshe nuk kishte arsye se përse të mbahej vula nga ata dhe t’i çohej PD-së që ka mbështetjen më të madhe të demokratëve.

Unë personalisht do kisha dashur 61 kandidatë. Kjo është edhe ajo që kam mbrojtur gjatë javës që shkuar, që kemi pasur debate. Deri tani janë 20, jo 16. Të shpresojmë që do avancojë akoma. Natyrisht që nuk është ajo që pritej nga Partia Demokratike.

Është e trishtueshme. PS e kuptoj që gëzohet nga kjo situatë, por për qytetarët sigurisht që nuk është një lajm i mirë për shqiptarët që të dalin me një opozitë të përçarë dhe në atë gjendje në të cilën ajo është deri më tani.

Siç e thashë, gjatë gjithë kohës ajo që unë kam mbrojtur në Kryesi, aty pashë që pjesa më e madhe e tyre prej kohësh kishin kërkuar kandidimin në 61 bashki, pra me 61 kandidatë. Ajo që vura re ishte se një pjesë e lidershipit nuk ishin dakord me këtë gjë.

Në çastin që partia nuk është përgatitur për “luftë” le të themi, për zgjedhje pra, atëherë nuk është e ndershme që të mbahet vula për të cilën u luftua kaq shumë. Dhe unë i kam thënë këtë fjali: Merreni këtë vulë, shkriheni Partinë Demokratike zyrtare, çojini aty ku siç duket mbase janë shumica e demokratëve”, tha Godole.

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar24 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook