Lidhu me ne

Radar

“Duhet pranuar dështimi”/ Gjekmarkaj thirrje Alibeajt: Dorëzo vulën tek Berisha

Agron Gjekmarkaj Enkelejd Alibeaj

Deputeti Agron Gjekmarkaj i bën thirrje kolegvë që mbështesin Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj që të dorëzojnë vulën tek Sali Berisha.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Gjekmarkaj rendit arsyet se pse mendon se Berisha përçau PD-në dhe se si e mori shumicën me vete, teksa shton më tej se dorëzimi i vulës do të gëzonte njerëzit në bazë.

Gjekmarkaj i njeh zotësinë Berishës për përdorimin e Vulës ndërsa thotë se PD e Alibeajt nuk po e përdor dot pasi Berisha ka njerëzit me vete, ndërsa Alibeaj nuk gjen dot 61 kandidatë.

“Duke mos ditur se çfarë jemi nuk po dime se çfarë po bëjme. Në pamundesi per të patur njerez, për të nxjerre kandidat u sygjerova kolegve të mi ta çonin “vulen” që parmbremë tek Sali Berisha. E kisha pa asnjë grimë cinizmi. Më burrerore është. Duhet pranuar deshtimi. Nuk mbulohet ai me fjalë të medha. Njerzit do jua dinin per nder, Berisha jo edhe aq se tek e fundit na mundi dhe na futi në qoshe. Vula e pa perdorur nga ne shnderrohet në ornament.” shkruan ndër të tjera Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat kërkon të lirohet vula dhe të shkojë tek i zoti duke mos lënë pas alibi që do i ndjekin gjithë jetën.

Postimi i plotë:

Në Pranveren e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqiperinë. Kur fitoren nuk e patem besova që do bënim një opozite cilesore.Perfunduam të ndarë e të sharë në Foltore e Vulë.

Armik na u shfaq SHBA dhe perendimi. Na tolloviten dy njerez Lulzim Basha dhe Sali Berisha.Na bënë qesharak.Një lufte e pandershme mes tyre per interesa personale. Një pakt i thyer per mungesë parimesh. Tashmë kjo është histori. Sot “Vula” ka më shumë forume se anetarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë. Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe s’ka pse mban peng vulen që mund ta perdorin të tjeret. Per çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atehere paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur.Një parti që nuk gjen kandidatë duhet ta ulë qepenin. Do të ishte më e ndershme që në një sini “vula” të udhetonte nga “Kotoni” si koka e Ali Pashes drejt “Shqupit”. Ta pranojmë qe deshtuam duke mos bërë asgje, me sytë hapur shihnim qiellin dhe enderronim se çfarë bie nga siper. Ta pranojmë që nuk paskemi bërë beteje parimore per asnjë çast! Të pranojmë se SHBA me goditje ballore ose me deux ech machina do eliminonte Sali Berishen dhe do silleshim si triumfarore kush e kush të marrë meritat. Të pranojmë që kjo nuk ndodhi dhe shumë u kthyen tek ai, të tjere i bëjnë sytë e embel, marrin premtime per zergjersi dhe bëjnë lojen e tij për ta çuar shpartallimin deri në fund të gjësë se mbetur. Naten shohin ëndrra me meshirë.Filloi gara per tu justifikuar kush e ka sulmuar më pak. Më e trishte është kur sheh deputet që ju ndrisin sytë kur Berisha sulmon Bashen me fjalorin e 32 viteve, kaq të dhunshem e neokomunist dhe pa vrasje ndergjegje sa te verteta ka brënda, po keshtu ju ndrinin kur Bashen e kishin perballë Kryetar. Nuk del një ti thotë mbaje mor burrë gojen. Nuk flet shqiptari keshtu.

Shumëkush mbeti pezull me spirancen hedhur mbi paqartesitë dhe frikerat e veta, mbi ambicjet dhe frustimet e veta.
Pas 6 Marsit nuk e perkufizuam kurrë identitetin e grupit që mbeti, në jemi parti, shoqatë kulturore, gjuetaresh apo grup miqsh. Personalisht kam besuar në çdo gjë që kam bërë e thenë. Asnjë pendese. Në ka gjë që me ben krenar është fjalimi në kongresin e 18 Dhjetorit. Një ushtrim i vertete demokracie.

Nuk me kanë munguar ofertat per t’u rikthyer. I kam falenderuar por jo.

Pardje mora pjesë pas shumë mungesash per arsye personale në një mbledhje grupi dhe kolegë të dashur në diskutimet e tyre të kunderta kishin të gjithë të drejtë. Një nyje gordiane që nuk pritet. Disa e kishin me mot vendosur të mbeshtesnin “primaret” po ama pas 14 Majit do i kerkonin llogari Enkeledit për deshtimin. Hahahahha. Edhe qeshin në kohë krize. Ne nuk nxjerrim kandidate por ne jemi PD ! hahahha sa shaka.Ne nuk jemi PD. Keshtu nuk jemi asgjë.

Duke mos ditur se çfarë jemi nuk po dime se çfarë po bëjme. Në pamundesi per të patur njerez, për të nxjerre kandidat u sygjerova kolegve të mi ta çonin “vulen” që parmbremë tek Sali Berisha. E kisha pa asnjë grimë cinizmi. Më burrerore është.

Duhet pranuar deshtimi. Nuk mbulohet ai me fjalë të medha. Ajo është partia e tij herë e madhe herë e vogel, here e hapur e herë bunker dhe s’kemi pse ja mbajmë vulen si kapsulë shpetimi për të bërë negociata të pista neser.

Njerzit do jua dinin per nder, Berisha jo edhe aq se tek e fundit na mundi dhe na futi në qoshe. Vula e pa perdorur nga ne shnderrohet në ornament.

Ju nenshtruam presionit dhe gjuhes së tij. Ai ka qënë mjaft zemergjere , në pronen e tij ka lënë një ngaster per tokë fraksioni. Mundet të shkohet atje dhe aty do jetë një mundesi e madhe lerimi per reflektim
e autokritikë.

Më të zellshmit mund të bëhen prapë deputete! Pse i bëmë keto beteja e debate qysh nga 9 Shtatori? Disa se dinë më. Disa e kanë harruar. Disa flasin për bashkim duke pranuar si të vetem kantidatin e “primareve” a thua se e perçame ne PD-në sikur ska ndodhur asgjë deri tani. Nuk mungoi oferta mazokiste , silleni kantidaten ketej perdoreni siglen e vulen po as i degjoi njeri. Berisha nuk e negocion atë që e beson si të veten.

E perçau Sali Berisha për interesat e veta me qartesine e atij që po i merrnin gjëne e vet por ama mori shumicen me vete dhe ne na mbeti vula me gjyq. I duhej për tu mbrojtur nga Perendimi. A është fatkeqesi? E madhe është! Nuk e shohin, nuk e ndiejnë. Zoti drite jua bëftë të gjithve atyre që besojnë se është shaka.

Vulen kur e rimorem nuk na u desh më. Nuk e perdorem. Kolegë të dashur Enkeled , Gazment, Jorida, kthejani Sali Berishes vulen. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo keshtu,demokratet andej, demokratet ketej. Do gezohen njerzit në bazë se nuk do hallakaten e caperlohen me njëri tjetrin. Personalisht e di qe Sali Berisha është një politikan dhe intelektual i kalibrit të lartë por njekohesisht perfid sepse sherbehet nga një shpurë rrandokopesh folklorike si gati gjithmonë. Me kete nuk kam parasysh pothuaj asnj? nga 625 mije votuesit e PD por toga të caktuara ylyfelinjesh. E ka zhveshur PD nga cilesia duke ja shnderruar fytyren në menyre sistematike per arsye dominimi e pervetesimi.

I zgjedh per Adil, per Pali per Lenka, për të tillë i do si kamerire lepe peqe, si ushtar të gatshem me shqiptu çdo marrezi pa u skuqe e pa u zverdhe, ku ” gratë” behen “burra” dhe “burrat” në “gra”.Një shkolle politike e bazuar mbi veteposhtrimin. Një model enverist që flet per demokraci.

Me shqeteson “non grata” e tij por shkolla politike shumë me teper, poterexhinjtë folklorikë e zgrapes që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk me pengon të pranoj se ai e perdor vulen, ti njoh zotesinë. Ne jo. Ai ka njerez, ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk. Nuk është. E verteta kjo. Çojani vulen kolegë dhe mos të rrinë njerzit në ankth.

Miq deputet mos prisni daten 15 shkoni sonte le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundesit, perdhunuesit dhe të perdhunuarve, ofruesit dhe perfituesve,bujkrobit dhe roberve.

Unë nuk do të vi e tek e fundit jam i bindur që nuk ma ndien askush mungesen asaj binaje. Une si me sentimental se mohoj respektin qe kam per deputet që gjinden tek Berisha apo për të tjetë që janë duke shkuar. Kjo është liria. Kjo ndjesi në të njëjten kohe liri me jep për të bërë deshmitarin e kesaj thyerje morale ku e reja shembet dhe e vjetra lulezon germadhash.
Por lirojeni robinjen vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jeten.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix2 ditë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix2 ditë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix2 ditë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal2 ditë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix2 ditë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar2 ditë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske2 ditë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook