Lidhu me ne

Mix

Brooke Shields akuzon nënën e saj: Më la të bëj skena nudo kur isha 11-vjeçe

Brooke Shields akuzon nënën e saj: Më la të bëj skena nudo kur isha 11-vjeçe

Brooke Shields ka deklaruar se ajo kurrë nuk do t’i linte fëmijët e saj të merrnin pjesë në ndonjë gjë që lidhet me “pornografinë” të cilën ajo vetë e bëri si fëmijë me bekimin dhe pëlqimin e nënës së saj.

Aktorja ishte vetëm 11 vjeç u detyrua të puthte në mënyrë joshëse Keith Carradine-in e atëhershëm 27-vjeçar në filmin e vitit 1978 “Pretty Baby”, në të cilin Shields e mitur luante një prostitutë.

Shields, tani 57 vjeç, thotë se ajo ende lufton për të kuptuar se si nëna e saj, Terri Shields, nuk ndërhyri për të ndaluar atë që ndodhi në film. Aktorja zbuloi gjithashtu se vajzat e saj, 19-vjeçarja Rowan dhe 16-vjeçarja Grier, refuzojnë ta shohin filmin.

Në një fragment nga dokumentari i ardhshëm “Pretty Baby”, Rowan thotë: “Është pornografi për fëmijë! A do të na lejonit ta bëjmë këtë në moshën 11-vjeçare?’

Një Brooke Shields e prekur dukshëm përgjigjet: “Jo”. Duke kujtuar bisedën, ajo tha për revistën “The Sunday Times”: “Kjo ishte e vështirë për mua, duke u përpjekur t’i justifikoja nënën time, kur ata më pyetën, mendova: “O Zot, duhet ta pranoj këtë”. Por nuk e di pse mendoi se ishte në rregull”.

Nëna alkoolike dhe e pasigurt

Nëna e aktores ishte një alkoolike dhe vdiq në vitin 2012. Brooke Shields, e cila ishte një fëmijë i vetëm, tha se nuk mund të zemërohej me të, sepse nëna e saj ishte shumë e pasigurt.

Aktorja ka mbrojtur prej kohësh nënën e saj – e cila e lejoi Shields të pozonte nudo në Playboy vetëm në moshën 10-vjeçare – por tani Shields pranon: “Nuk e di pse mendoi se ishte në rregull. Nuk e di”.

Në dokumentarin, i cili do të shfaqet në SHBA muajin e ardhshëm, Shields kujton jetën e saj, duke përfshirë miqësinë e saj me Michael Jackson. Ajo mohon se ata ishin në lidhje dhe tregon tronditjen e saj kur mësoi për akuzat për sulm seksual me të cilat u përball më vonë.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook