Lidhu me ne

Mix

Bebe Rexha arrin dy rekorde të reja botërore

Bebe Rexha arrin dy rekorde të reja botërore

Së fundmi, këngëtarja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta.

E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të këtyre rekordeve. Bebe ka shkruar:

“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë.”

Rikujtojmë, se Bebe Rexha, doli edhe një herë e diskriminuar nga mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve të muzikës Grammy Awards 2023. Kjo pasi ajo nuk arriti të fitonte çmimin e vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit. Bebe ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n. Në nominim ishin edhe këngët “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love” nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga Kaytranada dhe HER, “On My Knees” nga Rufus du sol, dhe “Break my soul” nga Beyonce, ku kjo e fundit u shpall fituese.

MË TEPËR

Kritike17 minuta më herët

“Shtëpitë bosh, familjet jashtë” – Taulanda Jupi: Ndërtohen kulla për pastrimin e parasë – por jo strehë për familjet e reja

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Taulanda Jupi, ka ngritur alarmin mbi krizën e strehimit në...

Mix23 minuta më herët

10 qytetet më të pasura në botë!

Sipas disa raporteve të publikuara në vitin 2024, në botë ka mbi 2,700 miliarderë dhe 58 milionë milionerë. Por çfarë...

Mix27 minuta më herët

15 ekonomitë më të mëdha në botë deri në vitin 2075

Në një raport të rëndësishëm, Goldman Sachs ka parashikuar peizazhin ekonomik global për vitin 2075, duke renditur 15 ekonomitë më...

Mix30 minuta më herët

Pse të gjithë po flasin për serialin “Adolescence” dhe çfarë mund të mësojnë prindërit prej tij

Përshkallëzimi në klasifikimin e serialit më të diskutuar të momentit “Adolescence”, i këtij seriali britanik gjithëpërfshirës i cili na ka...

Mix35 minuta më herët

3 gjëra që duhet të dini për Galaxy S26 Ultra: do të ketë një lente të vetme telefoto 200 MP

Pak ditë pas thashethemeve për bateritë Galaxy S26, kanë mbërritur thashethemet e reja për gamën e telefonave inteligjentë që Samsung...

Temporal51 minuta më herët

Krissy Cela vajza që emigroi në Britani me kamion dhe sot drejton një perandori biznesi prej 70 milionë dollarë

Emri i saj u rendit dy vite më parë në revistën prestigjoze amerikane “Forbes”, si një nga sipërmarrëset më të...

Mix1 orë më herët

Lëngjet e këqija që të shtojnë celulitin!

Modelja e njohur për format e kolme, Ashley Graham, në postimet e saj në Instagram, e thotë shpesh që nuk...

Mix1 orë më herët

4 ushqime për flokë të shëndetshëm!

Për të pasur flokë të fortë dhe me shkëlqim, duhet të ndiqni një dietë me një shumëllojshmëri ushqimesh, por për...

Mix1 orë më herët

Pse disa njerëz i mbajnë mend ëndrrat dhe të tjerët i harrojnë ato?!

Çfarë ëndërre ke parë mbrëmë? Rreth 1 në 4 persona nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje specifike sepse nuk e...

Radar2 orë më herët

Pas Blushit edhe Xhixho me deklarata bombastike: Meta merr 50 mijë vota

Pas Tedi Blushit që tha se Meta do të jetë kandidati më i votuar në Shqipëri, një deklaratë e fortë...

Facebook